Financë

Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021

0

“Scan Intelligence Unit” është fokusuar te investimet e qeverisë shqiptare, duke llogaritur shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit mbi numrin e popullsisë, për të kuptuar se sa investime për banor kanalizon qeveria, dhe se si ka ndryshuar kjo shifër ndër vite. Në studim është marrë periudha 2015-2021 për të parë luhatjen ndër vite të shpenzimeve kapitale për frymë. Për kryerjen e kësaj analize, “Scan Intelligence Unit” është mbështetur tek të dhënat e buxhetit të shtetit në lidhje me treguesit fiskal, si edhe tek shifrat e Institutit të Statistikave INSTAT për numrin e popullsisë sipas periudhës së marrë në studim.

Shpenzimet kapitale për frymë për vitin 2021, regjistrojnë vlerën më të lartë historike përgjatë periudhës së marrë në studim. Kështu, shpenzimet kapitale për frymë për këtë vit arrijnë në vlerat e 42.771 lekë, ose konvertuar në valutë do të ishte rreth 350 euro. Viti ku shpenzimet kapitale për frymë shënohen në minumumin e saj është viti 2016, ku investimet për frymë regjistrohen në vlerat e 20.955 lekë, që përkthyer në euro do të ishte rreth 172 euro.

Viti pandemik bëri që shpenzimet kapitale për frymë të bien në shifrat e 28.685 lekë. Nëse shohim të dhënat të paraqitura grafikisht, nga viti 2016 deri në vitin 2019, është në trend rritës, trend i cili do të thyhej nga pandemia e shkaktuar nga COVID 19.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Statistikat e zeza, Shqipëria e gjashta në Europë për shkallën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë

Postimi mëparshëm

Tregtia vijon të “udhëheqë” kreditimin, – 9 mld lekë hua të re gjatë korrikut, ndjek ndërtimi, me 2.5 mld lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.