Sociale

Rritet shkalla e papunësisë në 11.9%. Te të rinjtë regjistrohet rritja më e madhe

0

Pandemia vazhdon ta godasë tregun e punës, por si ka ndikuar më konkretisht në të gjithë treguesit e tij gjatë tremujorit të parë të vitit 2021? Shifrat më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të vitit aktual është regjistruar në 11.9%. Krahasuar me një vit më parë ky tregues ka shënuar rritje me 0.5 pikë përqindje, ndërsa në terma tremujorësh ky tregues është rritur, me 0.1 pikë përqindje. Mes këtyre treguesve shqetësues është fakti se shkalla e papunësisë së të rinjve ka tendenca në rritje. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 shkalla e papunësisë është rritur me 3.3 pikë përqindje duke u regjistruar në 23.3%. Në terma gjinorë, sipas shifrave, shkalla e papunësisë ka pësuar rritje më shumë te burrat megjithatë gratë regjistrojnë shkallë papunësie më të lartë.

Sa i përket shkallës së punësimit, në tremujorin e parë të vitit shihet një rënie e shkallës zyrtare të këtij treguesi. Ajo regjistrohet ne 59% duke shënuar një rënie me 2.6%. Nga të dhënat për këtë tregues sipas grupmoshave shohim se shkalla më e ulët e papunësisë vihet re në grupmoshën 15-29 vjeç, ndërsa përqindjen më të lartë të punësimt e ka grupmosha 30-64 vjeç.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Huaja e qeverisë, rekord historik në T1! Borxhi i jashtëm bruto arrin në 8.8 mld euro, ai i huamarrjes së qeverisë si asnjëherë më parë

Postimi mëparshëm

Pandemia, shqiptarët me rënien më të madhe të konsumit të alkolit mes vendeve të Europës, me gati 30%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.