Financë

Rekord pikash exchange gjatë pandemisë! Gjatë 2020-ës, rritja, më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit

0

Gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë që goditi me forcën më të madhe ekonominë shqiptare, duke bllokuar në masë shumë aktivitete, shënohet një tjetër rekord, ai i pikave të këmbimit valuator, të cilat kanë arritur në 538 të tilla, që është jo vetëm rekord historik, por regjistrohet edhe një rritje më e madhe se mesatarja e dekadës së fundit. Kështu, të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në raportin e mbikëqyrjes financiare për vitin 2020 tregojnë se rritja vjetore e pikave të këmbimit valutor gjatë vitit 2020, ishte në masën 7%, lehtë poshtë nivelit të dy viteve paraardhëse. Gjatë dhjetë viteve të fundit, mesatrja e ndryshimit vjetor të pikave të këmbimti valuator fiksohet pranë 6.6%, sinjalizojnë shifrat. Institucioni shpjegon mes reshtave se gjatë vitit të kaluar janë dhënë plot 43 licenca të reja për çeljen e pikave të këmbimit valuator, janë refuzuar 3 të tilla, si dhe janë revokuar 8 licenca. Në vitin 2019, atë paraardhës të pandemisë, numri i pikave të këmbimit valuator në territorin e Republikës së Shqipërisë ishin 503 të tilla. Mesa duket, kërkesa për të këmbyer valutë vijon të jetë e lartë në vend, pavarësisht pandemisë apo ndërçit të turizmit si pasojë e kufizimeve anti-covid.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia goditi më shumë burrat sesa gratë, vdekshmëria thuajse dy herë më e lartë

Postimi mëparshëm

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.