Financë

Rekord i ri për paranë jashtë sistemit! Arrin shifrën e 350.5 mld lekëve. – Gjatë pandemisë, rritja mujore mbi dyfish më e lartë

0

Sasia a parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë muajit prill, prej 350.5 mld lekësh, duke vijuar rritjen progresive mujore. Rritja mujore fiksohet kështu pranë 0.8%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Kjo rritje është më e lartë se muaji paraardhës, dhe në të njëjtat nivele me shkurtin. Kështu, pandemia vijon të ketë një efekt negative në këtë tregues. Gjatë periudhës prill 2020 – prill 2021, mesatarja mujore e ndryshimit të këtij treguesi fiksohet në 1.38%. Në të njëjtën periudhë pararendëse të pandemisë, ndryshimi fiksohej në 0.57%, pra mbi dyfish më e ulët, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Një tjetër indikator i rëndësishëm, ai M3, që mat totalin e parasë së gjerë, pra atë jashtë koorporaratave depozituese dhe atë brenda koorporatave depozituese, të rezidentëve, me përjashtim të bankave dhe qeverisë qendrore, ka prekur një rekord të ri gjatë prillit, prej 1.478 trilionë lekësh, nga 1.469 trilionë lekë që ishte gjatë muajit mars, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Në terma rritje mujore, norma e prillit, prej 0.6% është me e larta që prej dhjetorit të vitit të kaluar, sa i përket këtij treguesi.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia “godet” OJF-të. Në vitin 2020 rënie me 5,8%, numri i subjekteve të reja me rritjen më të ulët që nga viti 2012

Postimi mëparshëm

Shoqëritë Aksionere pranë minimumit historik .Gjatë vitit të kaluar niveli më i ulët që prej 2010-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.