Financë

Kryeqytetasit, ata me më shumë para në bankë, – 213 mijë lekë për frymë. Lezhianët, të fundit, me vetëm 80 mijë lekë

0

Statistikat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në lidhje me depozitat përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e depozitave sipas qarkut. Në këto statistika përfshihen të gjitha llojet e depozitave duke nisur nga bizneset, institucionet dhe individët. Në të dhëna përfshihet tremujori i parë dhe tremujori i dytë 2021. Kështu “Scan Intelligence Unit” ka marrë në analizë depozitat për individët dhe institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve.

Raporti midis totalit të depozitave për tremujorin e dytë dhe numrit të popullsisë për secilin qark do të na tregojë se cilët nga qarqet gëzojnë vlerën më të lartë të depozitave për frymë. Nga ky raport shihet se qarku i Tiranës mban “pole position” për sa i përket depozitave për frymë, me rreth 213 mijë lekë. Qarku i Vlorës dhe ai i Durrësit renditen në vend të dytë dhe të tretë, përkatësisht me 169 mijë lekë për qarkun Vlorë dhe 146 mijë lekë për qarkun Durrës. Renditja vazhdon me qarkun Korçë, Elbasan, Shkodër, Fier dhe në vend të fundit ndodhet qarku Lezhë.Por, pavarësisht kësaj renditje, Lezha rezulton si qarku me rritjen më të madhe të depozitave në total, jo për frymë, për individët, në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me atë paraardhës, me rreth 2.8%.(shih këtu)

Qarku që regjistron dhe vlerën më të lartë për sa i përket depozitave për frymë është qarku i Tiranës ku vlera e depozitave për frymë është rritur me gati 2%. Nëse do të krahasonim depozitat për frymë të tremujorit të dytë me tremujorin e parë, renditja e qarqeve nuk ka ndryshuar, vetëm se disa qarqe regjistrojnë rritje më të madhe të depozitave se disa të tjera, rritje e cila është analizuar edhe në terma më të gjërë nga “Scan Intelligence Unit”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Tiranë, 6.9 mln Lekë në vit, vjedhjet e sinjalistikës, – Të dhënat e 2020-ës, në Dhjetor u bë “nami”, 2021 duket edhe më keq

Postimi mëparshëm

Bien normat e interesit për kreditë, – Gjatë qershorit rënie e normave të huave të reja në lek, rritje e atyre në euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.