Financë

Huaja e qeverisë, rekord historik në T1! Borxhi i jashtëm bruto arrin në 8.8 mld euro, ai i huamarrjes së qeverisë si asnjëherë më parë

0

Stoku i borxhit të jashtëm bruto të vendit tonë ka prekur nivelin e 8.8 mld eurove gjatë tremujorit të parë të vitit, tregojnë shfirat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Gjatë tremujorit paraardhës, atë të fundit të vitit të kaluar, stoku i borxhit të jashtëm bruto të vendit prekte shifrën e 8.5 mld euro. Rritja në terma tremujorësh fiksohet kështu pranë 3.5%, sinjalizojnë shifrat. Kështu, borxhi i jashtëm i rikthehet rritjes, pas një tkurrje gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Shifra e e tremujorit të parë të këtij viti, pavarësisht rritjes, vijon të mbetet nën nivelet e tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare. Por, nga ana tjetër, një prej treguesve ka prekur një rekord historik; ai i huasë afat-gjatë të qeverisë së përgjithshme. Kjo shifër është ngjitur në 3.45 miliardë euro gjatë tremujorit të parë të vitit, nga 3.25 mld euro që ishte në tremujorin paraardhës, pra një rritje prej rreth 200 milionë euro. Sa i përket tortës së ndarjes së borxhit të përgjithshëm bruto, nuk ka thuajse asnjë ndryshim thelbësor në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës. Qeveria qendrore vijon të mbajë peshën kryesore, me 48% të totalit, e ndjekur nga investimi direkt, pra huatë ndër kompani, me 18% të totalit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Remitancat, rekord në T1! Prekin shifrën e 168.5 mln euro, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë

Postimi mëparshëm

Rritet shkalla e papunësisë në 11.9%. Te të rinjtë regjistrohet rritja më e madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.