Ekonomi

Turizmi, në nivelet para pandemisë/ Maji, 35 mijë vizitorë dhe mbi 100 mijë netë-qëndrime më tepër se në 2019-ën në hotele

0

Turizmi në Shqipëri ështe rikthyer në normat e dikurshme të para pandemisë tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin mbi strukturat akomoduese. Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i vizitorëve rezident që kanë hyrë në vendin tone gjatë muajit Maj 2022 ka pësuar rritjen më të lartë prej 2019-ës nga 28,943 individë në 49,361 individë dhe nga 85,316 vizitorë në 121,265 vizitorë gjithsej. Sa më sipër mund të shpjegohet dhe me shtimin e numrit të vizitorëve gjatë finales së Conference League të datës 25 Maj 2022, më konkretisht tifozëve hollandezë dhe italianë. Shifrat për Majin tregojnë gjithashtu se të githë treguesit, si në numër vizitorësh ashtu dhe në numër netë-qëndrimesh kanë pësuar rritje.

Kështu, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese gjithsej përgjatë muajt Maj 2022 është rritur me 66,1%, krahasuar me 72,992 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të dhënat gjithashtu tregojnë se të njëjtën ecuri ka ndjekur numri i vizitorëve rezident me 49,361 persona dhe numri i vizitorëve jo-rezident me 71,904 persona, rritur përkatësisht me 41,6% me 88,6%. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë se rajoni i Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, nga 21,731 persona në 35,461 persona gjithsej, ndërkohë që në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur nga 30,549 persona në 67,305 persona gjithsej, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sa i përket treguesit të netë-qëndrimeve totale, gjithashtu ka regjistruar rritje për majin e këtij viti, me 87%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Shifrat tregojnë se me rritje paraqiten edhe dy treguesit vijues, prej ku është rritur me 28,1% numri i netë-qëndrimeve nga rezidentët dhe me 2,4 herë numri i netë-qëndrimeve nga jo-rezidentët. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë, 78,2% rezidentë më tepër janë akomoduar në Rajonin e Veriut, dhe 55,6 % më tepër janë akomoduar në Zonat Jo-bregdetare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Përmbledhtazi mund të themi se përgjatë muajit Maj 2022, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“ (49,9%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin rezulton në “Zonat Jo-bregdetare” (55,5%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese rezulton në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” me (96,2%). Ndërkohë që sipas numrit të netë-qëndrimeve numri më i lartë sipas rajoneve regjistrohet në “Rajonin Qendër“ (57,1%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin është realizuar në “Zonat Bregdetare” (55,8%); dhe sipas llojit të strukturave akomoduese është realizuar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,5 %).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet po rriten më ngadalë se në Europë?! Disa pikëpyetje se përse inflacioni në Shqipëri është ndër më të ultit në kontinent

Postimi mëparshëm

Dhuna na kushton $2.6 miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në $1,542 për frymë, sa 6% e PBB

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.