Ekonomi

Turizmi me rritje në shkurt/ 86.4% më shumë netë qëndrime në strukturat akomoduese

0

Turizmi vijon të paraqitet me rritje edhe përgjatë muajit shkurt tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin mbi strukturat akomoduese. Shifrat tregojnë se turizmi ka pësuar rritje në të githë treguesit e tij, pra si në numër vizitorësh ashtu dhe në numër netë qëndrimesh. Numri i vizitorëve rezulton të ketë pësuar rritje me 51.2%, krahasuar me shkurtin e vitit 2021. Të dhënat gjithashtu tregojnë se ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me shkurtin e vitit 2020. Të njejtën ecuri shihet të ketë pësuar numri i vizitorëve vendas, por gjithashtu edhe ai i vizitorëve të huaj. Numri i vizitorëve vendas për muajin shkurt të këtij viti është rritur me 73.1% dhe regjistrohen gjithsej 37,008 vizitorë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj ka pësuar rritje me 23.7% dhe në vlerë absolute janë 21,010 vizitorë.

Treguesi i netë qëndrimeve gjithashtu ka regjistruar rritje për shkurtin e këtij viti, me 86.4%. Shifrat tregojnë se me rritje paraqiten edhe dy treguesit vijues. Numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas është rritur me 76%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj është rritur me 97.9%. Gjatë muajit shkurt të vitit 2022, numri i netë qëndrimve nga vendasit ishte 51,529, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ishte 52,249.

Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë se numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë, prej 2,2 herë. Rajoni qendër po ashtu regjistron dhe rritjen më të lartë të netë qendrimeve nga vizitorët vendas me 2.1 herë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria “ndihmon” Kosovën me “bukë”/ Në kulm të krizës, eksporton në një muaj 40% të drithërave që ka eksportuar në 17 vite

Postimi mëparshëm

Pensioni, 90% shkon për ushqime/ Pensionisti shqiptar mund t`ja dali vetëm për shportën bazë, në vendet e zhvilluara, norma zbret nën 20%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.