Nga “Scan Intelligence Unit”
Ndërmarrjet po bëhen më të shëndetshme në aspektin teknologjik dhe zhvillimit të tregtisë elektronike, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Gjatë vitit 2020 ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përfaqësojnë 98.3% të ndërmarrjeve ekonomike, një shifër kjo në rritje krahasuar me 97.5% që ishte në vitin 2019. Sipas të dhënave, përqindja më e lartë e punonjësve që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune vihet re në aktivitetet në fushën e informacionit dhe komunikimit, e ndërsa përqindja më e ulët regjistrohet në aktivitetin e fushës së industrisë përpunuese dhe atë të ndërtimit.
Sipas të dhënave referuar vitit 2020 rezulton se 44.6% të ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, kanë faqe interneti nga ku 88.9% e tyre e kanë përdorur faqen për të reklamuar produktet e tyre.
Në vitin 2020, 12.8% e ndërmarrjeve kanë shitur produktet apo shërbimet e tyre përmes faqes së internetit apo aplikacioneve të tjera. Ndër to peshen më të madhe të tregtisë elektronike e zenë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2%, e ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1%. Ndër fushat e aktivitetit me peshën më të vogël janë “Riparimi i kompjuterave dhe paisjeve të komunikimit”, “Pasuritë e patundshme” dhe fusha e ndërtitmit.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments