Këshilli i Europës ka publikuar së fundmi statistikat penale në 49 vende të Europës, ku mes tyre gjendet edhe vendi ynë. Ky raport jep të dhëna krahasimore mes vendeve sa i përket karakteristikave të popullsisë në burgje dhe këto të dhëna janë deri më 31 janar të vitit 2021. Shifrat e analizuara nxjerrin në pah fakte mjaft interesante sa i përket vendit tonë. Siç është paraqitur dhe në grafik, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve nër aport me popullsinë, me 162.4 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit të parët në rajon. Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 153.4 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 116.1 të burgosuar për 100 mijë banorë.
Numri i të burgosurve për 100 mijë banorë
Nga ana tjetër një shifër mjaft interesante që na vendos ndër të parët në rajon është ai i përqindjes së femrave të burgosura. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të ulët të femrave të dënuara. Femrat zënë 1.3% të të burgosurve në vendin tonë. Një tregues tjetër që bie në sy është dhe përqindja e totalit të të burgosurve mbi moshën 65 vjeç. Të dhënat e analizuara tregojnë se Shqipëria renditet mes vendeve të cilat kanë përqindjen më të lartë të këtij treguesi, duke u pozicionuar e 9-ta mes 49 vendeve, me 4% të të burgosurve mbi 65 vjeç.
Pëqindja që zënë femrat e burgosuraPërqindja që zënë të burgosurit e moshës 65 vjeç dhe lart
Një tregues tjetër mjaft interesant i analizuar nga “Scan Intelligence Unit” është përqindja e të paraburgosuarve të cilët nuk vuajnë dënimin përfundimtar. Vendi ynë renditet i katërti në Europë me përqindjen më të lartë të të brugosurve të cilët nuk marrin një vendim përfundimtar. Kjo shifër fiksohet në 50.3%. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të dënimit në vendin tonë, sipas Këshillit të Europës, fiksohet në 15.4 vite, e cila na pozicionon sërish ndër vendet e para në Europë. Ndërkohë në Bashkimin Europian, mesatarja e dënimit fiksohet në 12.4 vite.
Përqindja e personave në paraburgim të cilët nuk vuajnë dënimin Kohëzgjatja mesatare e dënimit sipas vendeve
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments