RaporteSociale

Statistikat e zeza, Shqipëria e gjashta në Europë për shkallën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë

0

Dhuna dhe krimet e shkaktuara prej saj janë prezente në shumë vende të botës. Tipologjia më e dëgjuar e krimeve nëpër kronikat e zeza, që vjen si pasojë e dhunës, janë vrasjet, World Population Review ka bërë publik raportin mbi numrin e vrasje për vendet e botës për të kuptuar se sa është shkalla e vrasjeve për 100 mijë banorë. Scan Intelligence Unit i ka përpunuar këto të dhëna duke krijuar edhe një hartë globale. Sipas të dhënave dhe hartës, Europa paraqitet si kontinenti me shkallën më të ulët të vrasjeve për 100 mijë banorë. Në këtë renditje ndodhet e  pozicionuar edhe Shqipëria, me një shkallë të numrit të vrasjeve për 100 mijë banorë në 2.69, dhe në hartë është vlerësuar me ngjyrën e vendeve me normë të ulët të vrasjeve. Raporti tregon se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e ulët të vrasjeve dhe këto faktorë përfshijnë ekonominë e një kombi, zbatimin efektiv të ligjit, rregulloret strikte të armëve, ashpërsinë e dënimeve për kryerjen e vrasjeve etj. Ndër të tjera, raporti thotë se sipas Studimit Global të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjen në vitin 2019, disa nxitës të vrasjeve janë krimi i organizuar, stereotipet gjinore, pabarazia, papunësia, paqëndrueshmëria politike, armët e zjarrit dhe droga. Nga të dhënat shohim se, vendet me normat më të larta të vrasjeve për 100 mijë banorë janë El Salvador me 82.84, Hondurasi me 56.52 dhe Venezuela me 56.33. në raport thuhet se korrupsioni i autoriteteve shtetërore, kontrolli i dobët i armëve dhe sistemi i gabuar i drejtësisë ka çuar në përqindje të larta të vrasjeve në vende.

“Scan Intelligence Unit” ka bërë një analizë të vendeve të Europës duke i veçuar ato nga harta e botës, për të kuptuar me mirë shkallën e vrasjeve në vendet e Europës, duke qenë se në shkallë botërore ato paraqiteshin në nivele më pozitive se të tjerat. Nga të dhënat, vendet Baltike kryesojnë listën duke zënë 5 vendet e para. Lituania regjistron normën më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë me 5.25 dhe ndiqet nga Mali i Zi me 4.46, Turqia me 4.31, Letonia me 3.36 dhe Estonia me 3.19. Vendi ynë renditet direkt pas pesë vendeve të para, duke u renditur kështu i gjashti. Në fund të listës, me shkallën më të vogël renditet Islanda me një normë 0.3 për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Norvegjia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia “zhyt” edhe më tej industrinë e birrës, – Prodhuesit shqiptarë raportojnë rënie të të ardhurave me rreth 25%

Postimi mëparshëm

Sa investon qeveria shqiptare për banor në vit? 350 euro për person sipas buxhetit 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.