Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin Global të Ekosistemit së Startup-eve për vitin 2022, i publikuar nga “Startup Blink”. Renditja globale tregon se vendi ynë është pozicionuar në vend të 75-të duke fituar tre vende krahasuar me edicionin e vitit 2021, i cili e rendiste në vend të 78-të dhe ka grumbulluar gjithsej 0.876 pikë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria nuk është përmirësuar vetëm globalisht, por gjithashtu ajo ka fituar pozicionim pozitiv në Europë dhe Ballkan duke u renditur e 20-ta në Europën Lindore dhe e 9-ta në Ballkan. Raporti tregon se Tirana, qyteti i vetëm shqiptar në këtë indeks, ka patur progres mbreslënës. Tirana është ngjitur nga vendi 18 në vendin e 12 në rang rajonal duke parakaluar, ndër të tjera, qytetin grek të Selanikut dhe ka përmirësuar pozicionin e saj me 27 pikë, duke u renditur në vendin e 461 mes qyteyeve të tjera në botës. Kjo klimë pozitive e biznesit në kryeqytetin e Shqipërisë këtë vit i japin mundësi reale për t’u ngjitur në renditjen rajonale edicionin e ardhshëm.
Ky indeks synon të nxjerrë në pah vendet më të mira për fillimin e bizneseve dhe gjithashtu tregon se ku ekzistojnë bashkësitë më të lulëzuara të sipërmarrjeve. Është ndërtuar duke përdorur qindra mijëra pika të dhënash të përpunuara nga një algoritëm i cili merr parasysh disa dhjetra parametra ku më kryesoret janë: sa startup-e të reja ose ndërmarrje biznesi në procesin e fillimit të tyre janë gjithsej, cili është kualiteti i tyre dhe si është mjedisi për të bërë biznes në vendet përkatëse. Indeksi merr në studim 1000 qytete dhe 100 shtete.
Po ta krahasojmë Shqipërinë me rajonin shohim se Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para nesh në renditje, ndërkohë që kemi lënë pas Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën e cila është një hyrje e re në këtë indeks për vitin 2022. Kosova renditen në vend të 96-të sa i përket eksistemit dhe klimës së bizneseve, duke grumbulluar 0.281 pikë. Në vend të parë në rang global në këtë indeks renditen vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja dhe Suedia.
Indeksi Global i Ekosistemit të Startup-eve, 2022
Indeksi Global i Ekosistemit të Startup-eve, 2022
Indeksi Global i Ekosistemit të Startup-eve, 2022
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments