Ekonomi

Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve,

0

“Scan Intel” ka analizuar marrëdhenien tregtare të Shqipërisë me Spanjën për të kuptuar se sa peshë zë në ekonominë shqiptare. Referuar shifrave të “Institutit të Statistikave” gjatë vitit 2021, Spanja është partneri i tretë tregtar me vlerën më të lartë të eksporteve pas Italisë dhe Kosovës duke zënë 6.4% të gjithë tregtisë së mallrave. Vlera e eksporteve me Spanjën arrin në 23.5 mld lekë. E përkthyer në valutë kjo vlerë është rreth 201.5 mln euro. Nga ana tjetër, vlera e importeve me Spanjën për vitin 2021 arrin në 11.5 mld lekë ose 98.4 mln euro. Në total vlera e import/eksporteve arrin 35 mld lekë ose 301 mln euro. Sipas të dhënave marrëdhënia tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës është rikthyer në nivelet e para pandemisë. Gjatë vitit 2019-të vlera e ekporteve me Spanjën regjistrohej 23.8 mld lekë për të rënë në vitin 2020 në 16.6 mld lekë.

Përgjatë vitit 2021 partneri kryesor tregtar me Shqipërinë rezulton të jetë Italia, e cila regjistron vlerën më të lartë të eksporteve me 155.7 mld lekë. Në vend të dytë renditet Kosova me 37.6 mld lekë, ndjekur nga Spanja dhe Greqia me 21.4 mld lekë. Nëse do të flisnim për peshën e importeve Italia zë vendin e parë me 24.3%, ndjekur nga Turqia në vend të dytë me 10.8%.

Por, cilat janë produktet kryesore të eksportuar nga Spanja? “Scan Intel” ka analizuar të dhënat sipas kapitujve ku rezulton se për vitin 2021 vlerën më të lartë të eksporteve e kanë lëndët djegëse me 21 mld lekë ose e shprehur në valutë rreth 180 milion euro. Produkti i dytë me vlerën më të lartë është “Peshku dhe kafshët guackore të nënujshme” me 933 mln lekë. Artikujt e veshjeve dhe veshjet e këmbëve vijnë në renditje si produktet me vlerën më të lartë të eksporteve me Spanjën gjatë vitit 2021.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien normat e interesit të kredive gjatë qershorit/ Për shtëpi në euro fiksohet në 2.88% , norma për overdraft me rënien më të lartë

Postimi mëparshëm

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.