Raporte

Shqiptarët, të dytët në botë për optimizmin, – Gallup: 70%, optimistë dhe me shpresë për vitin 2022

0

Fundi i vitit është si një pasqyrë për të gjithë ne, pasi mund të kthehemi pas për të bërë bilancet tona. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për mbarë vendet e botës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Frika nga vështirësitë e ekonomike që na presin është e madhe dhe kjo i bën njerëzit të pasigurt për të ardhmen e tyre. Sondazhi global i publikuar nga “Gallup Interntional”,  me titull “Fundi i Vitit”, mat shpresën dhe lumturinë për vitin e ri që po vjen, në mbarë botën si dhe pritjet për situatën ekonomike. A do të sjellë viti 2022 shpresë për një të ardhme më të ndritur nëpër botë? Indeksi tregon se, në fund të vitit 2021, shpresa dhe lumturia globale po zvogëlohet krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka dallime nga vendi në vend.

Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022

Pavarësisht problemeve të shumta ekonomike, vendi ynë renditet vendi i dytë në botë me përqindjen më të lartë të personave që janë optimistë për vitin që vjen. Janë 70% e njërëzve në vendin tonë të cilët presin një vit më të mirë dhe vetëm 5% e tyre janë pesimistë. Mesatarja globale e optimizmit llogaritet në 38% dhe nga kjo kuptojmë se vendi ynë është 32 pikë përqindje më optimist se mesatarja globale. Në vend të parë renditet Indonezia, me 76% të popullsisë optimiste. Po ashtu, të dhënat për pritshmëritë për ekonominë nuk është se tregojnë ankth. Përsëri vendi ynë renditet mes vendeve të para sa i përket prosperitetit ekonomik. Renditemi në vend të pestë pas Nigerisë, Indonezisë, Vietnamit dhe Azebajxhanit, ku 49% e njerëzve janë optimistë. Nga ana tjetër, 28% e tyre janë pesimistë dhe 23% janë shprehur se e presin situatën ekonomike gjatë vitit 2022 të njejtë si ajo e vitit 2021.

Indeksi Global i Shpresës, Shqipëria

Indeksi Global i Shpresës, Shqipëria

Indeksi i Prosperitetit Ekonomik

Optimizmi i Shqiptarëve ka lënë pas dhe vendet e rajonit. Vendi me më pak shpresë dhe lumturi për vitin 2022, në rajon, është Maqedonia e Veriut me 21%. Kosova është vendi i dytë pas Shqipërisë, me përqindjen më të lartë të pesonave optimistë. 56% e personave në Kosovë janë me shpresë dhe të lumtur për vitin që po vjen. Në fund të rajonit, renditet Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Edhe sa i përket prosperitetit ekonomik, përsëri vendi ynë ka lënë pas vendet e rajonit.

Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022

Pavarësisht pandemisë dhe vështrësive ekonomike dhe politike, lumturia personale duhet sikur mbizotëron gjithmonë. Megjithatë, vendet e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë Lindore janë ndër vendet më të lumtura në botë, ndërsa Europa, Lindja e Mesme dhe Rusia janë ndër vendet më të zymta.

Indeksi Global i Shpresës për vitin 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane

Postimi mëparshëm

68% e shqiptarëve paguhen nën pagën mesatare, – Analiza e pagave: 0.06% e më të mirëpaguarve zë 3.66% të pagave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.