Barometri Ekonomik

Shqiptarët, pesimistë për të ardhmen – 18.6% e tyre e presin situatën financiare të familjes më keq se tani

0

Barometri Ekonomik Scan, indeksin e besimit të konsumatorit e ka analizuar në dy nënkategori të tij, indeksin e situatës aktuale dhe indeksin e pritjeve në 12 muajt e ardhshëm. Po të krahasojmë këta dy indekse, vihet re që indeksi i pritjes në 12 muajt e ardhshëm të situatës financiare të familjes, situatës ekonomike dhe nivelit të papunësisë, është në nivel konsiderueshëm më i lartë se situata aktuale.

Scan Intelligence Unit, ka analizuar tre treguesit e mësipërm gjatë tremujorit të dytë për pritshmëritë dhe gjithashtu i ka karahasuar me tremujorin e parë. Të pyetur për situatën financiare të familjes së tyre për 12 muajt e ardhshëm, gjatë tremujorit të dytë, 2.8% e tyre janë shprehur që e presin shumë më mirë se tani. Krahasuar me tremujorin e parë, është ulur me 1.5 pikë përqindja e të anketuarve që e presin shumë më mirë situatën e tyre financiare. Nga ana tjetër, shohim të jetë rritur përqindja e të anketuarve që e presin më mirë situatën e tyre financiare, nga 40.5% në 40.7%. Të dhënat tregojnë se, gjatë tremujorit të dytë, 3.3% e të anketuarve e presin situatën financiare shumë më keq. Ky tregues po ashtu është ulur krahasuar me tremujorin e parë që ishte 4.5%.

Po të analizojmë situatën ekonomike të vendit për 12 muajt e ardhshëm, vemë re se është ulur përgjindja e të anketuarve që e presin këtë tregues shumë më mirë. Gjatë tremujorit të parë kjo shifër ishte 3.3%, ndërsa për këtë tremujor është 2.5%. Situatën ekonomike të vendit e presin më mirë në të ardhmën 41% e të anketuarve, 27.1% e presin njëlloj, 17.9% më keq dhe 4.8% shumë më keq. Krahasuar me tremujorin paardhës, ka rënë përqindja e të anketuarve që e presin shumë më keq situatën ekonomike të vendin në 12 muajt e ardhshëm.

Sa i përket nivelit të papunësisë, 4.6% e të anketuarve i kanë pritshmëritë për shumë më mirë në të ardhmen. Shohim një ulje me 4.4 pikë përqindje të kësaj shifre, krahasuar me 12 mujat e ardhshëm. 31.5% e presin po njësoj situatën lidhur me papunësinë dhe krahasuar me tremujorin e parë kjo shifër është rritur nga 26% që ishtë. Edhe për këtë tregues përsëri ulet përqindja e të anketuarve që e presin shumë më keq në të ardhmën situatën e papunësisë. Nga 8.3% gjatë tremujorit të parë, në 6.3% në tremujorin e dytë.

Indeksi i besimit të konsumatorit – Pritje

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira – 1 në 4 ka kredi për shtëpinë

Postimi mëparshëm

Cila është rruga e biznesmenëve ne Tiranë? Ajo e Kavajës, ka 1875 biznese, 6 herë më shumë se “Dëshmorët e Kombit”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.