Raporte

Shqiptarët, ata që kursejnë më shumë në rajon?! Banka Qendrore e Austrisë: Rreth 30% e shqiptarëve kursejnë rregullisht mbi 300 euro në muaj

0

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat e raportit të Bankës Qëndrore të Austrisë, i cili ka në fokus kryesor integrimin ekonomik të Europës. Ky raport vjen në formën e një ankete drejtuar 1000 individëve nga 10 vende të Europës Lindore dhe Juglindore. Dhjetë vendet në të cilat është shtrirë anketimi janë Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia si dhe vendi ynë. Mes shumë të dhënave të tjera në të cilat përqëndrohet raporti, një ndër to janë dhe kursimet. Nga njëra anë kemi individët që kishin kursime dhe ishin në gjendje të kursenin rregullisht në 2019-ën, ndërsa nga ana tjetër kemi shumën mesatare të lënë mënjanë nga individët që kursenin rregullisht. Të dhënat tregojnë se rreth 30% e shqiptarëve kanë kursime dhe rreth 27% e tyre kanë qenë në gjendje për të kursyer rregullisht gjatë vitit 2019-të. Krahasuar me vendet e rajonit, pra me Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut vendi ynë ka përqindjen më të lartë të individëve që kanë kursyer rregullisht.

Individët që kanë kursime dhe janë në gjendje të kursejnë rregullisht

Po sa kanë mundur të kursejnë në muaj këto individë që kanë kursyer në mënyrë të rregullt? Të dhënat për vendin tonë paraqiten mjaft interesante nëse do të flisnim për shumën mesatare të lënë mënjanë nga individët që kursenin rregullisht. A është e mundur që shqiptarët të kenë kursimet më të larta mes dhjetë vendeve të marra në studim? Shifrat e Bankës së Austrisë thonë se po! Shifrat tregojnë se shqiptarët që kanë mundur të kursenin rregullisht gjatë vitit 2019-të, kanë kursyer rreth 325 euro në muaj. Siç e tregon dhe grafiku, Shqipëria ka vlerën më të lartë të kursimeve për person në muaj se të gjitha vendet e Europës Lindore edhe Juglindore të marra në analizë. Nisur nga të dhënat, pyetja tjetër që shtrohet, është se sa reale mund të jetë kjo shifër duke ditur që të ardhurat mesatare për një person në vendin tonë nuk e favorizojnë këtë nëse do ta krahasonim me vendet e tjera në renditje të cilat janë dhe pjesë e Bashkimit Europian?

Shuma mesatare e lënë mënjanë nga individët që kursenin rregullisht

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimi i arit “fryn” rezervën e Shqipërisë/ Rezerva e Bankës së Shqipërisë “kapërcën” për herë të parë nivelin e 5 mld euro

Postimi mëparshëm

Energjia elektrike, rekord kreditimi/ Shkurti, 6 herë më e lartë se mesatarja historike, kredia e re për sektorin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.