Raporte

Shqipëria, hapa pas me korrupsionin/ Humbet 6 pozicione në raportin e “Transparency International”, renditet e 110-ta në botë

0

Shqipëria ka bërë hap pas sa i përket korrupsionit, thotë raporti më i fundit i “Transparency International”, “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2021”, që është edhe mjeti më i saktë i njohur gjerësisht për matjen e fenomenit. Vendi ynë renditet në pozicionin e 110-të në botë, ndër 180 shtete, duke humbur 6 pozicione krahasuar me raportin e një viti më parë, kur renditej në vedin e 104-tët në botë.

Ndër vendet e rajonit, tashmë jemi të fundit, duke barazuar Bosnje Hercegovinën. Në vend të parë në rajon renditet Mali i Zi, i pozicionuar në vendin e 64-tët. Kosova ndërkohë renditet e 87-ta, dhe ka bërë progres krahasuar me një vit më parë, duke u ngjitur me 17 pozicione. Në Europë ndërkohë, vetëm Ukraina dhe Rusia duket se janë në pozita më të këqija se vendi ynë. Shqipëria ka humbur jo vetëm në pozicion, por edhe në pikëzim, çka do të thotë se përkeqësimi i nivelit të korrupsionit në vend nuk ka ardhur vetëm krahasuar me vendet e tjera, por edhe me veten. Pikët e Shqipërisë në këtë indeks janë ulur kështu në 35, nga 36 pikë që ishin më parë. Rezultati më i mirë historik i Shqipërisë ka qenë në vitin 2016, me një pikëzim pranë 38 pikëve. Pikëzimi varion në një shkallë nga 0-100, ku 0 i referohet korrupsionit të lartë dhe 100 një shteti të “pastër” nga fenomeni. Indeksi mat vetëm nivelin e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik.

Mes reshtave në raport, “Transparency International” nënvizon: “Në Shqipëri gazetarët vuajnë paditë ligjore dhe kërcenimet, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit që lidhen me përgjigjen ndaj pandemisë. Ndër të tjera, gjatë pandmeisë janë regjistruar edhe shqetësime në lidhje me dhunën policore gjatë protestave, si dhe kufizim i lirisë së grumbullimit”.
Në nivel global, vendi që mban vendin e parë, si shteti me më pak korrupsion të perceptkuar është Danimarka, e ndjekur nga Finlanda dhe Zelanda e Re.

KLIKONI KETU PER INDEXIN

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë përdorin shqiptarët për ngrohje?/ Mbi 1 në 2 familje, me dru zjarri. Kryeqytetasit, durrsakët dhe vlonjatët, me energji elektrike

Postimi mëparshëm

Turizmit i munguan 2.47 mln vizitorë/ Krahasimi i 2021-shit me 2019-ën, vetëm hyrjet nga Kosova në rritje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.