Raporte

Shqipëria bëhet më paqësore/ Indeksi: Renditemi në vend të 41 në botë dhe të dytët në rajon, fitojmë tre pozicione nga edicioni i kaluar

0

“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2022 e pozicionon Shqipërinë në vend të 41 mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me ngjyrë të kaltër të lehtë çka do të thotë se është e vendosur krah shteteve të cilat kanë nivel të lartë të paqes. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, Shqipëria është përmirësuar me 3 pozicione dhe grumbullon 1.761 pikë.

Ky publikim është edicioni i 16-të i “Indeksit Global të Paqes” (GPI), dhe është realizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP). Ky indeks e mat nivelin e paqes në këto vende sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit. Këto shtylla ndahen sipas 23 treguesve të cilët kanë të bëjnë me shkallën e vrasjeve, me ndikimin e terrorizmit, shkallja e burgosjes, krimet, perceptimet e kriminalitetit, importet dhe eksportet e armëve, shpenzimet ushtarake, paqëndrueshmëria politike, vdekjet nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme, demonstratat e dhunshme, marrëdhënia me shtetet fqinje dhe të tjera.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon duke u pozicionuar në vend të 36-të. Kosova në këtë indeks është pozicionuar në vend të 71. Po ta analizojmë në nivel kontinenti, Shqipëria renditet në vend të 28-të mes vendeve të Europës, ndërsa Kosova e parafundit në vend të 35-të.

Të dhënat e indeksit ndër të tjera paraqesin dhe një analizë të konfliktit në Ukrainë. Kjo situatë rrezikon të ulë nivelin e paqes në botë. Për këtë edicion në vend të parë renditen po të njejtat shtete si në edicionin e kaluar, të cilat janë: Islanda, Zelanda e Re dhe Irlanda. Në fund të renditjes me nivelin më të ulët të paqes janë vende si Afganistani, Jemeni, Siria dhe Rusia.

Indeksi Global i Paqes, 2022

Indeksi Global i Paqes, 2022

Indeksi Global i Paqes, 2022

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

IT, profesioni që nuk njeh krizë/ Rritja më e lartë e pagave në tre vite

Postimi mëparshëm

Çmimet “tejngopin” arkën e shtetit/ 346 mln euro më shumë këtë vit, 115 mln euro vetëm nga TVSH. Investimet bien

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.