Raporte

Sekreti financiar, ku renditet Shqipëria? Merr vlerësimin më pozitiv në rajon, së bashku me Serbinë

0

Shqipëria renditet në vend të 123-të në botë nga 141 shtete në total në Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2022, të publikuar nga “Tax Justice Network”. Ky vit për herë të parë përfshin edhe Shqipërinë në këtë indeks. Me “fshehtësi financiare” kuptojmë se sa shtete janë bashkëpuntore për të ndihmuar individët që të fshehin financat e tyre nga sundimi i ligjit dhe gjithashtu ky term konsideron nivelin e sekretit dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jo rezidentëve. Kjo lehtëson abuzimin me taksat, mundëson pastrimin e parave si dhe ka ndikim negativ në të drejtat e njeriut. Theksojmë se ky indeks e mat nivelin e fshehtësisë financiare bazuar në peshën që një shtet ka në arenën globale dhe sa shërbime u ofron ky shtet rezidentëve të vendeve të tjera. Ndër të tjera, indeksi i përgjithshëm bazohet në 3 nën-indikatorë kryesoë, ku renditja përcaktohet kryesisht nga pesha që zë fshehtësia financiare e secilit vend. Duke qenë se kjo e fundit përcaktohet edhe nga madhësia e ekonomisë së një vendi, edhe pse jo domosdoshmërisht, do të ishte më e ndershme që Shqipërinë ta krahasonim nga indikatori i fshehtësisë financiare, pra hapësirat ligjore. Mund të themi se vendi ynë ka një pozicionim pozitiv ne botë dhe rajon. Nëse do të analizonim nivelin e fshehtësisë financiare të vendit tonë, shohim se ajo vlerësohet nga indeksi me 54 pikë, ndërkohë që rezultati 100 pikë tregon se financat janë plotësisht të fshehta nga sundimi i ligjit. Kjo do të thotë se renditja është negative për vendet në krye të listës, dhe pozitive për ato në fund të saj, siç është edhe rasti i Shqipërisë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria dhe Serbia kanë renditjen më pozitive sa i përket vlerësimit me pikë të nivelit të fshehtësisë së financave. Të dy këto vende vlerësohen me 54 pikë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova regjistrojnë pikë më të larta, që do të thotë se edhe nivelin e sekretit të financave e kanë më të lartë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra konsiderohen nga raporti si  parajsa fiskale ku fshehtësia financiare arrin në nivelin e 67 pikëve për SHBA-në dhe 70 pikë për Zvicrën. Megjithatë, duhet marrë në konsideratë se pesha globale e këtyre vendeve është e lartë nëse do të flisnim për shërbimet financiare që ato u ofrojnë rezidentëve të vendeve të tjera.

Indeksi i Sekretit Financiar, 2022

Indeksi i Sekretit Financiar, 2022

Indeksi i Sekretit Financiar, 2022

Indeksi i Sekretit Financiar, 2022

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Komisioni Europian “zhvlerëson” Shqipërinë/ Rritja ekonomike këtë vit, vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet

Postimi mëparshëm

Çmimet “fryjnë” tregtinë e jashtme me gati 1 mld euro/ Në 4 muajt e parë, 930 mln euro më shumë shkëmbime tregtare, defiçiti prek rekord

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.