Barometri Ekonomik

SCAN del në treg me një produkt të ri. Publikohet për herë të parë “Barometri ekonomik dhe besimi konsumator Scan”

0

Scan, nëpërmjet Scan Intelligence Unit dhe Idra Research and Consulting ka nxjerrë në treg, për herë të parë një prudukt inovator; Barometrin Ekonomik dhe Indeksin e Besimit Konsumator Scan. Ky publikim i referohet tremujorit të parë të këtij viti, dhe është i pari në serinë e tij. Çdo tremujor do të kemi një publikim të ri të kësaj srie. Barometri ekonomik vjen me Indeksin e Besimit Konsumator Scan si produktin e saj kryesor, i bazuar në një metodologji të përdorur gjerësisht për indekse të kësaj natyre, ku niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Ky indeks vjen si një instrument i ri në treg për të matur mbarëvajtjen e ekonomisë, nëpërmjet një prej segmenteve më të ndjeshme të saj; familjarët/konsumatorin. Veç këtij indeksi, barometri përfshin edhe një sërë fenomenesh të tjera, si: emigracioni, niveli i kënaqësisë së jetesës, privimi material, etj. Studimi vjen për publikun në formën e një ankete, me një bazë kampionimi prej 1 mijë individësh, të shpërndarë në të gjithë Republikën si dhe me një përfaqësim gjinor, arsimor dhe moshor, homogjen. Metodat e aplikuara të intervistimit janë ato online dhe telefonatat, në një raport 70% me 30%. Raportin e plotë mund ta shkarkoni nëpërmjet webfaqes së SCAN, ndërkohë që gjetjet e raportit do të mund t`i ndiqni si nëpërmjet faqes së Scan, asaj të Scan Intelligence Unit, por edhe nëpërmjet ekranit tonë, edhe në ditët në vijim.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Barometri Ekonomik Scan: 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë, 2% kanë bërë gati “valixhet”

Postimi mëparshëm

Indeksi i Besimit Konsumator SCAN. Fiksohet në 39 pikë në T1, më i ulët në jug, më i lartë në qendër

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.