EkonomiFinancë

Sa taksa paguajnë 10 kompanitë më të mëdha?- Në 2020-ën derdhën në arkat e shtetit rreth 17 mln euro si tatim mbi fitimin

0

Studimi i kryer nga “Scan Intelligence Unit” për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri për vitin 2020, ku analizohen të ardhurat për vitin 2020, krahasimi i tyre me 2019 si edhe të dhëna rreth pronësisë të kompanisë (shiko këtu), është ndalur edhe te tatimi mbi fitimin që këto kompani paguajnë në arkat e shtetit.

“Scan Intelligence Unit” ka përgatitur një listë për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri lidhur me tatimin mbi fitimin. Për Kompani si Furnizuesi i Shërbimit Universal, Furnizuesi i Tregut të Lirë kdhe Kurum International për vitin 2020 tatimi mbi fitimin llogaritet në 0.

Për vitin 2020, Banka Kombëtare Tregtare regjistron vlerën më të lartë të tatimit mbi fitimin me rreth 1.24 mld lekë, ose shprehur në euro rreth 10.3 mln euro. Nivel të lartë të tatimit mbi fitim rregjistrojnë edhe kompanitë si Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Kastrati Group. Për vitin 2020, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Kastrati Group kanë derdhur në arkat e shtetit Shqiptar rreth 627 mln, përkatësisht 466 mln lekë ose 3.8 mln euro për OSSH dhe rreth 161 mln lekë ose 1.3 mln euro për Kastrati Group. Tatimi mbi fitimin për kompanitë e tjera që vijojnë ndërkohë, llogaritet nën 100 mln lekë.

Totali i tatimit mbi fitimin për 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri, për vitin 2020 fiksohet në shifrat e 2 mld lekë, që në euro do shpreheshe rreth 17 mln euro të derdhura në llogaritë e shtetit shqiptar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, – Surprizon “GRT” në vend të tretë, dobësohet “Kastrati”, fuqizohet “BKT” dhe “INFO-Telecom”

Postimi mëparshëm

Hoteleria nuk “thyen” pandeminë në T2, – Strukturat akomoduese, rreth 57 mijë netë qëndrime më pak se në 2019-ën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.