Raporte

Sa shpenzojnë shqiptarët për mirëqenien? $371 për frymë në vit, tregu vlen $1.1 mld në vendin tonë, renditemi të 102-tët në botë

0

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin kërkimor mbi ekonominë globale të mirëqenies (The Global Wellness Economy 2022). Ky raport vlerëson dhe rendit ekonominë e mirëqenies në 150 vende të botës. Disa nga fushat kryesore ku bazohet ky raport janë kujdesi personal dhe bukuria; ushqimi i shëndetshëm, ushqyerja dhe humbja e peshës; aktiviteti fizik; mjeksia tradicionale dhe plotësuese; shëndëti publik si dhe fusha të tjera të cilat lidhen më shëndëtin dhe mirëqenien në tërësi. Mes 150 vendeve të marra në studim gjejmë të renditur dhe vendin tonë. Të dhënat sipas raportit tregojë ekonomia e mirëqenies në vendin tonë, për vitin 2020, zë $1.1 miliard të tregut dhe kjo shifër vlerësohet në $371për frymë. Krahasuar me vitin 2019-të, kjo vlerë shihet të ketë pësuar rënie si pasojë e pandemisë dhe ndikimit të saj.

Madhësia e Ekonomisë së Mirëqenies, 2020

Ekonomia e Mirëqenies për frymë, 2020

Sa i përket renditjes, Shqipëria zë vendin e 102 për madhësinë që zë në treg ekonomia e mirëqenies, për vitin 2020. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta sa i përket vlerës së tregut të mirëqenies. E para në renditje është Serbia duke zënë vendin 73-të dhe ekonomia e mirëqenies për këtë vend vlerësohet në $2.8 mld. Bosnje Hercegovina është e dyta në renditje dhe madhësia e tregut të mirëqenies vlerësohet $1.3 mld. Shqipëria ka lënë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovën. Në Kosovë tregu i mirëqenies për vitin 2020 është vlerësuar në $0.4 mld. Shtetet të cilat kryesojnë listën në këtë renditje janë vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia dhe Gjermania. Nga ana tjetër shtetet me vlerën më të vogël të tregut të mirëqenies janë shtetet e Afrikës.

Madhësia e Ekonomisë së Mirëqenies, 2020

Madhësia e Ekonomisë së Mirëqenies, 2020

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme zbresin në 5.65%/ Niveli më i ulët në 13 vite, në 2021-shin ra me 2.46 pikë përqindje

Postimi mëparshëm

Janari konfirmon presionet inflacioniste/ Norma e inflacionit në 3.7%, aq sa në dhjetor, niveli më i lartë që prej 2011-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.