Raporte

Sa na kushton një i burgosur? 153 mijë euro përgjatë të gjithë dënimit, 9.9 mijë euro në vit, krahasimi me Europën

0

Këshilli i Europës, në puplikimin mbi statistikat penale në 49 vende të Europës, jep të dhëna mjaft interesante mbi karakteristikat e popullsisë nëpër burgje. Në këtë raport, mes këtyre vendeve, gjenden të dhëna edhe për Shqipërinë. “Scan Intellience Unit” ka kryer një analizë mbi shpenzimet e administratës së burgjeve. Për Shqipërinë, shpenzimet e administratës së burgjeve për vitin 2020, llogariten në  45.6 mln euro. Të dhënat tregojnë se numri i të burgosurve deri me 31 janar të vitit 2021 regjistrohet në 4,595 të burgosur. Nga përllogaritjet del se kosoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë arrin në vlerën e 9.9 mijë eurove. Po nëse do ta analizonim këtë shifër duke marrë parasysh kohëzgjatjen mesatare të dënimit, sa mund të arrijë kosto? Nisur nga të dhënat e raportit, kohëzgjatja mesatare e dënimit për vendit tonë është 15.4 vite. Rezulton se për 15,4 vite, vlera e kostos së një burgosuri fiksohet në 153 mijë euro, po t’i llogarisnim shpenzimet si të qëndrueshme nga viti në vit.

“Scan Intelligence Unit” e ka analizuar këtë tregues edhe sipas vendeve të Europës. Nga të dhënat, vihet re se Litenshtejni regjistron koston më të lartë vjetore për një të burgosur, deri në 1.5 mln euro. Ndiqet nga Norvegjia me 121 mijë euro dhe Luksenburgu me 119 mijë euro. Nëse do ta fokusonim analizën në nivel rajoni, shifrat tregojnë se Bosnje Hercegovina ka nivelin më të lartë të shpenzimeve vjetore për një të burgosur, me 28 mijë euro. Ndiqet nga Mali i Zi me 12.4 mijë euro dhe më pas vijon Shqipëria me 9,921 euro. Pas vendit tonë qëndron Serbia me një kosto mesatare për një të burgosur deri në 9.904 euro dhe Maqedonia e Veriut me 9.4 mijë euro. Në Europë, vendi i cili regjistron koston më të ulët vjetore për një të burgosur është Danimarka me 119 euro dhe Greqia me 568 euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa ton ar ka Banka e Shqipërisë? Ndër vendet e fundit në Europë, më pak se gjysmën e Maqedonisë së Veriut

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, 3 herë më të pasur se në 2003-shin/ Por, bëhet fjalë vetëm për paratë në bankë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.