Raporte

Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar fake news-in? Renditemi ndër vendet e fundit në Europë

0

Kriza aktuale globale e shkaktuar nga pandemia COVID-19 ka bërë që nevoja për të marrë sa më shumë informacion të jetë më e lartë. Gjatë kësaj periudhe jemi hasur me atë që quhet “infodemic” në një nivel të gjërë. Duke u përballur më stuhinë e informacionit pothuaj cdo ditë , e sidomos në kohë pandemie, nuk kemi si mos të përballemi me lajmet e rreme dhe dezinformimin. Fakti që kjo çështje është pjesë e sferës politike bën që dhe fluksi i dezinformimit të jetë i lartë. “Open Society Institute” ka publikuar së fundmi indeksin e rezistencës së shoqërive ndaj lajmeve të rreme për vitin 2021. Në këtë listë gjenden të pozicionuara 35 vende të europës, ku mes tyre edhe vendi ynë . Mënyra se si është matur performanca e këtyre vendeve është një shkallë nga 0 në 100 pikë (më e ulta në më të lartën). Vendi ynë renditet në vendin e 33-të, pra ndër vendet e fundit me 22 pikë. Vendi i cili është në vend të parë për sa i përket potencialit të shoqërisë për të përballuar lajmet e rreme është Finlanda me 73 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Estonia. Duhet theksuar se këto vende janë vende me nivel të lartë të cilësië së arsimit dhe besimit ndaj njëri-tjetrit. Vendi i fundit në këtë listë është Maqedonia e Veriut me 15 pikë, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 19 pikë. Shumica e vendeve të Ballkanit kanë potencialin më të ulët për tu pëballuar me dezinformimin dhe efektet e tij pasi kanë probleme me lirinë e medias dhe me arsimin.

Nëse do ta krahasonim vendin tonë me vendet e rajonit shohim se pozicionohemi në mes të renditjes, pra në vendin e tretë. Në vend të parë renditet Serbia me 32 pikë, si vendi me rezistencën më të madhe të shoqërisë për të përballuar lajmet e rreme.

Në vështrimin kohor të këtij indeksi shohim se vendi ynë nuk ka pësuar ndryshim nga viti 2019 me vitin 2021. Përmirësimi i përgjithshëm sipas rezultateve dhe renditjeve ndër vite është regjistruar nga Estonia, Suedia dhe Irlanda, të cilat gjithsesi janë performuese të mira, duke zënë vendin e 3-të, të 4-të dhe të 5-të në indeksin e vitit 2021. Një përmirësim të dukshëm dhe ai më i larti në listë shihet në shtetin e Tuqisë. Maqedonia e Veriut edhe pse renditet në vend të fundit, ka rritje pozitive me tre vende. Përkeqësimin më të madh e shohim në shtëtin e Bosnje Hercegovinës me një rënie prej pesë pikësh.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Një shqiptar fiton vetëm 302 euro në muaj. Eurostat: 18.6 herë më pak se në Zvicër, gati 10 herë më pak se në Gjermani

Postimi mëparshëm

Pandemia ul divorcet në Tiranë. 30% më pak gjatë vitit 2020. “Tirana e Re” me numrin më të lartë, “Vaqarri” zero

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.