Ekonomi

“Rusi-Ukrainë” në ekonominë shqiptare/ 156 mln euro shkëmbime tregtare në vit, sa 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

0

Kriza në kufirin e Ukrainës, e cila ka filluar kohë më përpara, është përshkallësuar së fundmi duke krijuar tensione të forta mes dy vendeve. Lëvizje të shumta ushtarake kanë ngritur alarmin së Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment. Ky konflikt nuk ka tronditur vetëm arenën ndërkombëtare, por gjithashtu dhe tregjet, duke ngritur shqetësime të shumta mbi rritjen e çmimeve si pasojë e sanksioneve të vendosura. Sipas ekspertëve, këto ndryshime priten të ndikojnë sidomos në ekonomi të vogla, siç është ajo e Shqipërisë. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar marrëdhëniet tregtare me këto dy vende, kryesisht në krahun e importeve. Një konflikt i mundshë ushtarak mes dy vendeve, por edhe vendosja e sanksioneve të mundshme ndërkombëtare do të kishin impakt ta padiskutueshëm edhe në ekonominë tonë. Politika e jashtme e Shqipërisë është e në siknron total me atë të Bashkimit Europian, por edhe të NATOS-s, që ndër të tjera është një detyrim që rrjedh nga pakti, çka do të thotë se çdo sanksion ndërkombëtar do të “përqafohej” direkt edhe nga vendi ynë. Në total importet dhe eksportet për të dy vendet zënë rreth 19 mld lekë në vit, ose e shprehur në valutë rreth 156 mln euro, sipas të dhënave të vitit 2021. Nga një përllogaritje e thjeshtë, kjo shifër përkthehet në 1.03% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Shifrat tregojnë se në vlerë, tregtia mes vendit tonë dhe Ukrainës paraqitet modeste. Importet nga Ukraina për vitin 2021 arritën në 3.7 mld lekë, ndërkohë që për Rusinë vlera e importeve llogaritet në rreth 15 mld lekë ose 123 mln euro.

Por, cilat janë produktet kryesore të importuara nga këto dy vende? Produkti kryesor i importuar nga Rusia janë drithërat. Madje të dhënat tregojnë se vendi i parë nga ku Shqipëria importon më shumë drithëra është pikërisht Rusia. Gjatë vitit 2021, vlera e importit të drithërave për Rusinë ishte 4.9 mld lekë. Produkti i dytë me vlerën më të lartë të importeve nga Rusia janë lëndet djegëse. Shqetësimi kryesor në të gjithë këtë situatë është pikërisht rritja e çmimit të naftës, duke marrë parasysh se Rusia furnizon një pjesë të mirë të Europës me naftë dhe gaz natyror. Nga ana tjetër nëse do të flasim për produktet kryesore të cilat vendi ynë i importon nga Ukraina, në vend të parë renditet giza dhe çeliku, pasuar nga vajrat dhe nga drithërat. Vlera e importit të drithërave nga Ukraina për vitin 2021 arrin vlerën e 293 mln lekëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi, që ngjitet në vend të dytë në “portofolin” e kredisë

Postimi mëparshëm

Pandemia i mori Elbasanit 2.8 vite jetë/ Tirana ndjek me 2.7 vite të “humbura”, Dibra i vetmi qark me rritje të jetëgjatësisë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.