Ekonomi

Rriten shitjet me pakicë me 3.6% në T1 2021 krahasuar me T1 2020. Ushqimet, pijet dhe duhani i vetmi zë në rënie

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se shitjet me pakicë në volum janë rritur në masën 3.6% gjatë tremujorit të parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kujtojmë se tremujori i parë i vitit të kaluar akoma nuk ishte i prekur nga kriza e pandemisë e cila paralizoi shumë sektorë të ekonomisë. Nëse do ta krahasonim këtë tregues me tremujorin e katërt të vitit 2020, shitjet me pakicë kanë pësuar rëne me 3,4%.

Po të shohim ndryshimet vjetore të indeksit të shitjeve neto në tregtinë me pakicë vihet re se i vetmi zë në rënie është ai i ushqimeve, pijeve dhe duhanit, ku shitjet me pakicë kanë pësuar rënie në masën 1.9% gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Rritjen më të madhe ndërkohë e regjistron tregtia me pakicë e hidrokarbureve me 11 %. Edhe kategoria e artikujve jo-ushqimore regjistron po ashtu një rritje të shitjeve në masën 3.5%, thonë të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave.

Nëse do të flisnim për grupet që kanë ndikuar në tregtinë me pakicë në ndryshimin vjetor prej 3.6% siç e përmendëm dhe më lart, shohim se kontributin kryesor e ka patur Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”me +3,2 pikë përqindje dhe grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,8 pikë përqindje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportet drejt “thyerjes” së 2018-ës! 5-mujori i parë i vitit i gjen në 142 mld lekë, mbi rekordin historik

Postimi mëparshëm

Maji rrit aksidentet! Në Lezhë, “rrugët e vdekjes”, qarku me më shumë viktima

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.