Instituti i Statistikave ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103.2 duke shënuar një rritje me 4.3%,në krahasim me tremujorin e tretë 2020, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ka pësuar rritje me 1.8%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit
Rritja e çmimeve të prodhimit në vend për tremujorin e tretë u udhëhoq nga seksioni “Industria nxjerrëse”, i cili ka shënuar rritjen më të madhe me 10.7%, krahasuar me vitin 2020. Ky seksion ndiqet nga “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”, me një rritje prej 3.6%. Po ashtu seksioni i “Industri përpunuese” ka regjistruar rritje krahasuar me një vit më parë, ku brenda tij rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në aktivitetin “Metalurgjia” me 7.8%. Nga ana tjetër janë dhe seksione që kanë pësuar ulje krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Këto seksione janë “Shtypshkrim dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3.0%. Po të flasim për Indeksin e Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas shohim se regjistron rritje me 3.3% krahsuar me një vit më parë.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit
Sa i përket të dhënave rreth çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2021, arriti 103.2 duke shënuar një rritje me 3.3%, në krahasim me tremujorin e tretë 2020. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, indeksi shënoi një rritje me 1.8 % .
Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Importit sipas tremujorëve
Rritja më e madhe e çmimeve të importit, prej 35.1% vihet re në produktet e seksionit “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kodicionuar”.Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94%, ka shënuar rritje me 2.1%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i kosit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 5.1%, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i pijeve” me 4.9%.
Ndryshimet tremujore dhe vjetore të Indeksit të Çmimeve të Importit
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments