Raporte

Raporti i urisë, Shqipëria humbet një pozicion, – Indeksi 2021, renditet e fundit në rajon

0

Shqipëria bie me një pozicion nga viti i kaluar në Indeksin Global të Urisë të publikuar së fundmi. Ky ndryshim është i ndikuar nga pandemia, e cila ka bërë që të zbulohen shumë nga dobësitë e sistemit ushqimor të botës. Gjatë vitit 2020, Shqipëria renditej në vend të 24, ndërsa gjatë këtij viti të dhënat e raportit tregojnë se vendi ynë renditet në vend të 25-të, ndër 116 vende në total, duke u përkeqësuar. Në renditjen e këtij viti Shqipëria përkeqësohet edhe në pikëzim ku vlerësohet me 6.2 pikë nga 5.9 që kishte vitin e kaluar. Në raport merren në analizë vetëm vendet në zhvillim, pra mungojnë ekonomitë më të zhvilluara të Botës.

Indeksi Global i Urisë 2021

Indeksi Global i Urisë është një mjet për gjithëpërfshirës i cili ndjek dhe mat urinë në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Rezultatet e Indeksit bazohen në vlerat e katër përbërësve tregues që janë shkalla e vdekshmërisë nën pesë vjec, prevalenca e humbjes së fëmijës, pëhapja e fëmijëve të pazhvilluar, dhe përqindja e të pangopurve. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë qëndron pas tyre. Vende në rajon si Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë pjesë në 18 vendet e para me nivel të ulët të urisë, duke vlerësuar me më pk se 5 pikë.

Indeksi Global i Urisë 2021

Raporti tregon ndër të tjera se ka akoma vende të cilat po vuajnë nga një nivel jashtëzakonisht alarmues i urisë. Ndër këto vende mund të përmendim Republikën e Afrikës Qendrore, Çadi, Republika Demokratike e Kongo, Madagaskar dhe Jemen dhe shum vende të tjera.

Indeksi Global i Urisë 2021

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përmirësohet sundimi i ligjit në Shqipëri, – Rritemi me dy pozicione nga viti i kaluar në raportin global, megjithatë jemi në fund të vendeve të rajonit

Postimi mëparshëm

Çmimet “mashtrojnë” tregtinë e jashtme, – Eksportet dhe importet rriten me mbi 30% gjatë shtatorit, por u nxitën nga inflacioni

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.