Studime

Pronat, një pjesë e madhe, bosh/ 13% e familjeve nuk i shfrytëzojnë fare, 32% e përdorin si shtëpi të dytë

0

Rreth 13% e shqiptarëve e kanë lënë tokën “bosh” për pjesën më të madhe të vitit. Kjo është një nga shifrat që “Scan Intelligence Unit” ka nxjerrë në pah nga analiza e të dhënave të vrojtimit nga Banka e Shqipërisë mbi pasurinë e familjeve shqiptare. Ky vrojtim vjen në formën e një ankete të më shumë se 2200 familjeve duke sjelle të dhëna të natyrave të ndryshme, ku mes tyre dhe informacion mbi përdorimin e tokës nga familjet shqiptare. Theksojmë se vrojtimi i referohet vitit 2019-të. Ndër qëllimet kryesore të përdorimit të tokës, sipas raportit, janë për përdorim vetjak apo për shtëpi pushimi, për biznes familjar, dhënë me qira, ose mund ta kenë lënë pronën vakante, apo prona u është lënë palëve të treta pa pagesë. Shifrat thonë se gjatë vitit 2019-të, 43% e familjeve shqiptare që kanë një pronë e përdorin atë për qëllime biznesi. Nga ana tjetër, janë 32% e familjeve të cilat e përdorin pronën për shtëpi pushimi ose për përdorim vetjak. Shifrat tregojnë se 25% e tyre e kanë dhënë me qira pronën e tyre ose e kanë lënë pa pagesë te palët e treta, nga ku 8% e tyre e kanë lënë me qira, ndërsa 4% për përdorim pa pagesë. Sipas grafikut, janë 13% e familjeve shqiptare të cilat e kanë vakante pronën për pjesën më të madhe të vitit. Kjo është një përqindje e lartë krahasuar me përqindjen e familjeve të cilat e kanë lëshuar me qira apo e kanë lënë pa pagesë palëve të treta dhe mund të jetë e ndikuar kryesisht nga pamundësia për ta vënë pronën në shërbim të tyre.

Të dhënat tregojnë se pronat e familjeve janë ndër aktivet kryesore të familjeve, pavarësisht karakteristikave të tyre. Po ashtu, mund të themi se prona është ndër komponentët më të rëndësishëm të portofolit të tyre, duke zënë mbi 80% të pasurisë së familjeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa mund ta përballojnë familjet shqiptare krizën? Gjysma e tyre nuk mund të rezistojë më shumë se 3 muaj

Postimi mëparshëm

Krizë?! Rekord kredie për blerje banese në mars, 4.9 miliardë lekë, si asnjëherë më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.