Barometri Ekonomik

Përkeqësohet klima e të bërit biznes/ 49.6% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë

0

Mes shumë temave që trajton Barometri Ekonomik Scan veçanërisht ndalet dhe te klima e biznesit në vendin tonë. Një mijë të anketuarit janë pyetur për tremujorin e katërt të vitit 2021 se si është të bësh biznes në Shqipëri, aktualisht, krahasuar me një vit më parë. Të dhënat tregojnë se 49.6% e tyre janë shprehur se të bërit biznes në vendin tonë aktualisht është më keq se një vit më parë nga ku 42.4% janë shprehur se është më keq se një vit më parë, ndërsa 7.2% janë shprehur se është shumë më keq se një vit më parë. Nga ana tjetër 26.7% janë shprehur se të bërit biznes është njësoj si një vit më parë dhe 13.9% kanë thënë se është më mirë se një vit më parë. Shifrat tregojnë se krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021 ka diferenca të rëndësishme në perceptimin rreth të bërit biznes sa i përket situatës aktuale. Janë rreth 5% më shumë e të anketuarve të cilët shprehen se situata aktuale e të bërit biznes është më keq se një vit më parë ose shumë më keq se një vit më parë. Nga ana tjetër janë 3% e të anketuarve më pak se tremujorin paraardhës, të cilët mendojnë se të bërit biznes në Shqipëri është më mirë se një vit më parë.

Kur pyeten për pritshmëritë e tyre rreth të bërit biznes në 12 muajt e ardhshëm thuajse një në katër të anketuar shprehen se do të jetë më mirë ose shumë më mirë se aktualisht, ose 25% e tyre. Rreth 31% shprehen se do të jetë njësoj si aktualisht dhe 32% shprehen se do të jetë më keq ose shumë më keq se aktualisht. Duhet theksuar se për këtë pyetje 12% e të anketuarve nuk kanë një mendim.

Të bërit biznes në Shqipëri – Situata aktuale dhe pritjet

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve/ Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe papunësia, situata politike renditet e fundit

Postimi mëparshëm

Serbatori “full” na heq 21.5% të pagës mujore/ Shqipëria, e para në Europë! Një zvicerian do e mbushte 12 herë makinën për të na barazuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.