Raporte

Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i “WEF”, me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob

0

“Forumi Ekonomik Global” ka publikuar së fundmi Indeksin e Hendekut Gjinor për vitin 2020 të matur në 156 shtete të botës. Shqipëria ka një pozicionim në vendin e 25-të në nivel global. Barazia gjinore në vendin tonë është 77%, ndërkohë që duhet edhe 23% për të mbyllur plotësisht hendekun. Interesant në këtë renditje është fakti se vendi ynë ka hendekun gjinor më të ulët edhe se disa shtete të zhvilluara të Europës siç janë Italia, Danimarka, Spanja, Estonia e shumë vende të tjera. Forumi Ekonomik Global e publikon Indeksin e Hendekut Gjinor në mënyrë periodike. çdo vit. Krahasuar me vitin 2020 vendi ynë ka humbur 5 pozicione në renditjen globale.

Ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme brenda gjeografive të ndryshme. Nëse vendin tonë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se Serbia është në vend të parë me nivelin e mbylljes së hendekut gjinor në 78%, e ndërsa në vend të dytë qëndron vendi ynë. Në rajon, pas Shqipërisë renditen” Mali i Zi me 73.2%, Maqedonia e Veriut me 71.5%, dhe Bosnje Hercegovina me 71.3%. Bosnje Hercegovina është për herë të parë e renditur në këtë listë, ndërkohë që Kosova nuk është e përfshirë ende në këtë renditje.

Gratë shqiptare renditen në vendin e 35-të në botë për pjesëmarrjen ekonomike dhe mundësitë, dhe gjithashtu renditen në vendin e 42-të për arritjet në edukim. Po ashtu vendi ynë ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet i 30-ti, e ndërsa një renditje aspak për t`u krenuar kemi për shëndetin dhe mbijetesën, në vend të 147-të.



Në vendet e para në botë për hendek të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve renditen Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e re, të cilat janë dhe ndër vendet më të zhvilluara, dhe gjithashtu duhet përmendur fakti se kanë dhe kryeministre femra. Sa i përket vendeve të fundit në këtë listë, ndër to mund të përmendim vende si Siria, Pakistani, Afganistani dhe Iraku.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në Gusht dhe Dhjetor! Emigrantët “fryjnë” depozitat, Tetori, muaji i vetëm kur “preken” kursimet

Postimi mëparshëm

Turizmi i kampingjeve, Shqipëria më e goditura mes vendeve të Europës. Bie 62% numri i netëve të kaluara në kampe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.