Raporte

Përkeqësohen elitat në Shqipëri/ Indeksi: Renditemi në vend të 91, humbasim 14 pozicione për vitin 2022

0

Shqipëria renditet në vend të 91-të mes 151 vendeve të botës në “Indeksin e Cilësisë së Elitave” për vitin 2022. Krahasuar me rezultatin e vitit të kaluar vendi ynë shihet të ketë pësuar një përkeqësim me 14 pozicione. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë mes vendeve të cilat kanë cilësi të mesme të elitave. Ky indeks është publikuar nga “Fondacioni për Krijimin e Vlerave” (The Foundation for Value Creation) dhe analizon 151 vendet e marra në analizë bazuar në nocionin e elitave. Por, çfarë përfaqëson nocioni “Elitë” në këtë indeks dhe çfarë kuptojmë me cilësi të saj? Cilësia e elitës kuptohet si ndikimi i përgjithshëm i modeleve elitare të biznesit pasi ato çojnë në krijimin e vlerës pozitive ose negative në tregun ekonomik, ndërsa elitat janë grupe të ngushta, të koordinuara me modele biznesi që grumbullojnë me sukses pasurinë. Ato janë koalicione dominuese në fushën politike dhe funksionojnë si modele të larta biznesi. Sa i përket pikëzimit, qëndrueshmëria e modeleve elitare në Shqipëri, në raportin e vitit 2022, është vlerësuar me 45.9 pikë.

Indeksi i përgjithshëm ndahet në dy zona kryesore të cilat janë fuqia dhe vlera. Këto dy zona ndahen përsëri në katër të tjera të cilat janë: fuqia politike e fuqia ekonomike dhe vlerat politike e vlerat ekonomike. Nga këto katër zona pozicionimin më të dobët e regjistrojmë sa i përket vlerave ekonomike, ku nga 151 shtete në total, Shqipëria renditet në vend të 121. Sa i përket vlerave politike shihet të kemi një pozicionim pozitiv.

Nga të dhënat e indeksit, sa i përket cilësisë së elitave të biznesit në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, shohim se vendi ynë parqitet me mirë në renditje vetëm se Bosnje Hercegovina, e cila renditet në vend të 131 me një total prej 41.4 pikësh. Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para Shqipërisë, ku Serbia renditet në vendin e 56 dhe Maqedonia e Veriut në vend të 89-të. Theksojmë se në këtë indeks nuk gjejmë të renditur Kosovën dhe Malin e Zi.

Sa i përket elitave të biznesit me cilësi më të lartë, në vend të parë qëndron Singapori me rreth 68.7 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 67.4 pikë dhe Australia me 65.2.

Indeksi i Cilësisë së Elitave, 2022

Indeksi i Cilësisë së Elitave, 2022

Indeksi i Cilësisë së Elitave, 2022

Indeksi i Cilësisë së Elitave, 2022

Indeksi i Cilësisë së Elitave, 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kredia për individët, rekord 10-vjeçar/ BSH: Kërkesë e lartë për blerje banese në tremujorin e parë, bankat në konkurrencë

Postimi mëparshëm

Tirana rrit “monopolin” në ekonomi/ Bashkë me Elbasanin dhe Vlorën zgjerojnë peshën në strukturën e PBB-së, humbasin Fieri dhe Durrësi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.