Raporte

Pastrimi i parave, Shqipëria “kalon klasën”/ Moneyval: Përmirësim dhe progres në disa aspekte kyçe, ka arritur pritshmëritë tona

0

Këshilli i Europës ka publikuar raportin më të fundit të `Moneyval` për Shqipërinë, sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku flet për përmirësim të vendit tonë në këtë drejtim, dhe për përmirësim të vlerësimit. “Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke shfaqur progres të mirë në nivel pajtueshmërie me standardet e Task Forcën e Aksionit Financiar (FATF)”-nënvizon `Moneyval` në raportin e Këshillit të Europës, të përditësuar dhe vijues për vendin tonë, të publikuar këtë fillim-javë. Si rrjedhojë e këtyre hapave pozitivë, vlerësimi i Shqipërisë në këtë drejtim është përmirësuar, nga `pjesërisht i pajtueshëm`, në `gjerësisht i pajtueshëm`, në dy aspekte të lidhura me transparencën dhe përfituesit pronarë, me rregullimin dhe mbikqyrjen e institucioneve financiare. Nga ana tjetër, vlerësimi i aspektit të asistencës ligjore të ndërsjelltë (MLA), sa i përket ngrirjes së aseteve dhe konfiskimit, është rritur nga “pjesërisht e pajtueshme” në “të pajtueshme”.

`Moneyval` i Këshillit të Europës në raport vlerëson kryesisht kornizat ligjore dhe pajtueshmërinë e tyre me standardet e Bashkimit Europian. Por, nga ana tjetër, në raport thekson se, si rrjedhojë e kufizimeve proceduriale, nuk ka vlerësuar dot masën në të cilën këto masa janë implementuar në praktikë.

Në raport, Shqipëria vlerësohet gjithashtu të ketë ndërmarrë hapat e nevojshme sa i përket licensimit të institucioneve financiare jo-bankare, me qëllimin për të parandaluar kriminelët dhe bashkëpuntorët e tyre nga pronësia e plotë apo e pjesshme e tyre, apo edhe mbajtja e funksioneve drejtuese.

Sa i përket asistencës ligjore të ndërsjelltë, Shqipëria vlerësohet të ketë vendosur mekanizmat e nevoshëm për të ekzekutuar urdhra konfiskimi jashtë vendit, ndarjen e aseteve të konfiskuara me vendet e huaja.

“Në tërësi, Shqipëria ka arritur objektivat e përgjithshme të MONEYVAL, duke adresuar, hendeqet e pajtueshmërisë teknike brenda tre vitesh nga adoptimi i raportit të vlerësimit të ndërsjelltë”-thotë Këshilli i Europës në raport.

Juridiksioni shqiptar vlerësohet të ketë arritur pajtueshmëri të plotë me 7 ndër 40 rekomandimet e `Moneyval` sa i përket standardeve të pastrimit të parave dhe luftës ndaj financimit të terrorizmit. “Ka ende disa hendeqe të vogla në implementimin e 29 rekomandimeve ku Shqipëria është vlerësuar si `gjerësisht e pajtueshme`”-thuhet më tej. Vendi ndërkohë mbetet pjesërisht i pajtueshëm në 4 rekomandime, që i referohen sanksioneve financiare ndaj tregtimit të armëve të rrezikshme (kryesisht të shkatërrimit në masë); teknologjive të reja, transparencën e përfituesve pronarë; si dhe mbikqyrjen e bizneseve dhe profesioneve jo-financiare.

Klikoni ketu per raportin e plote

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet e prodhimit dhe importit rriten ndjeshëm/ Me 17% dhe 10.7% në T1 2022, rriten edhe kostot e ndërtimit si pasojë e shpenzimeve për energji

Postimi mëparshëm

Inflacioni prek tjetër rekord, në 6.7%/ Rritja e çmimeve “mbërthen” të gjitha grupet, nga transporti, te vaji, bulmeti, mishi, peshku

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.