Të dhënat e marsit nga “Zyra Europiane për mbështjen e azilantëve” tregojnë një ulje të kërkesave për azil të shqiptarëve në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Në total janë regjistruar 460 kërkesa per muajin mars të vitit 2021, ku përfshihen jo vetëm ata që aplikojnë për herë të parë, që në total janë 293, por edhe përsëritësit që janë 167. Në terma mujorë, muaji mars krahasuar me muajin shkurt të po këtij viti, ka rënë me 31 kërkesa ose e shprehur në përqindje një rënie më 6.3%. Po të flasim në terma vjetorë po ashtu shifrat paraqitën në rënie. Gjatë marsit të vitit 2020 regjistroheshin 518 kërkesa pra një rënie me 58 kërkesa në shifra absolute, ndërsa e shprehur në përqindje rënia është 11.2% Duket se kjo rënie e kërkesave të azilantëve, është kryesisht si rrjedhojë e bllokimit të qarkullimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Nga të dhënat për vendet e rajonit shohim se shqiptarët figurojnë me numrin më të madh të kërkesave. Pas Shqipërisë renditet Serbia me numri e kërkesave 209, e ndjekur nga Kosova me 171 kërkesa dhe Bosnje Hercegovina me 144 kërkesa. Numrin më të vogël të kërkesave e regjistron Mali i Zi me 20 kërkesa për muajin Mars të vitit 2021. Sipas “Zyrës Europiane të Mbrojtjes së Azilantëve”, mes vendeve të rajonit, vendi ynë ka numrin më të madh dhe të kërkesave përsëritëse.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments