Ekonomi

Numri i vizitorëve “thyen”2019-ën / Rritet me 11.2% në T4 2021, por kanë pësuar rënie netëqëndrimet në hotele me 11.8%

0

Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” paraqiten pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit 2020, si për numrin e vizitorëve ashtu dhe për atë të netëqëndrimeve. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 89.2%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit dhe regjistrohet në 216,401 vizitorë. Kjo rritje e përgjithshme pasqyrohet dhe në dy treguesit e saj. Kështu, numri i vizitorëve vendas është rritur me 65.9 %, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur, me 2.2 herë. Por, a kanë mundur shifrat e akomodimit për vitin 2021 të “thyejnë” shifat e vitit 2019-të për tremujorin e katërt? Po! Shifrat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 është 11.2% më i lartë se gjatë vitit 2019-të. Në tremujorin e katërt numri i vizitorëve vendas është më i lartë se numri i vizitorëve të huaj. Nga ana tjetër rritjen më të madhe krahasuar me vitin 2019-të e kanë pësuar vizitorët vendas, duke u rritur me rreth 15%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur me 6,8%.

Gjatë tremujorit të katërt 2021, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020, duke arritur shifrën e 405,928 netëqëndrimeve. Të njejtin ndryshim kanë pësuar dhe treguesit sipas llojit të vizitorëve. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i netëqëndrimeve nga vizitorët vendas është rritur, me 68.9%, ndërsa nga vizitorët e huaj është rritur, me 2.6 herë. Numri i netëqëndrimeve nuk ka patur të njejtin ndryshim si i vizitorëve po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues, krahasuar me tremujorin e katërt të 2019-ës, ka rënë me 11.8%. Ndikimin më të madh për këtë rënie e ka patur numri i netëqëndrimeve nga vizitorët vendas, i cili ka rënë, me rreth 40%. Nga ana tjetër, rritje kanë pësuar netëqëndrimet e vizitorëve të huaj krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019-të, me 32.6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

FMN propozon 7 ndryshime taksash/ 167 mln euro përfitim, përmend biznesin e vogël, të vetëpunësuarit, pronën, hotelerinë, mjedisin, akcizën

Postimi mëparshëm

Cilat biznese kanë marrë më shumë kredi vjet? Tregtia në vend të parë, ndjek ndërtimi, që ngjitet në vend të dytë në “portofolin” e kredisë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.