Raporte

Një i burgosur na kushton 142 mijë euro! Shifrat e Këshillit të Europës, dënimi mesatar në Shqipëri zgjat 15.7 vite

0

Këshilli i Europës ka publikuar statistikat penale për më shumë se 40 vende të kontinentit të vjetër, mes të cilave edhe Shqipëria, të cilat shërbejnë si një bazë krahasimore në shumë tregues mes shteteve të ndryshme. Të dhënat e publikuara janë deri më 31 janar të vitit 2020. Të dhënat nxjerrin në pah disa fakte mjaft interesante. Shqipëria figuron ndër vendet me normën më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë në Europë, me plot 178 të tillë, nga rreth 124 që është mesatarja europiane. Madje, Shqipëria është e dyta në rajon, pas Malit të Zi në këtë renditje. Një tjetër shifër që vlen të përmendet është edhe ajo e prezëncës së femrave. Këto të fundit zënë vetëm 1.8% të të burgosurve në Shqipëri, duke na vendosur në fund të Europës në këtë tregues. Me 4.2% të totalit të të burgosurve që janë mbi 65 vjeç, Shqipëri zë vendin e tretë në Europë në këtë drejtim. Sa i përket kohëzgjatjes mesatare të dënimit në vendin tonë, sipas Këshillit të Europës, fiksohet në 15.7 vite, çka na vendos gjithashtu ndër vendet e para në Europë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e dënimit fiksohet në 11 vite.

Raporti jep të dhëna edhe për kostot e të burgosurve. “Scan Intelligence Unit” i ka përpunuar edhe më tej këto shifra. Për Shqipërinë shpenzimet e administratës së burgjeve vlerësohen në rreth 46 milionë euro në vit, sa i përket shifrave të vitit 2019. Për një total prej 5063 të burgosurish deri më 31 janar të vitit të kaluar, rezulton se kosto mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë shkon në rreth 9 mijë euro. Duke pasur parasysh se kohëzgjatja mesatare e dënimit në vendin tonë është 15.7 vite, rezulton se kosto mesatare për një të burgosur fiksohet në rreth 142 mijë euro, në rast se shpenzimet i llogarisim të qendrueshme nga viti në vit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë është “Albcontrol”? Kompani me MFE ortake të vetme. Del me humbje dhe paguan 10 mld euro në vit për personelin

Postimi mëparshëm

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.