Raporte

Nga financohet biznesi shqiptar? Anketa e RCC: 6% borxh nga të njohurit, 38% nga bankat, zero nga qeveria

0

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal” tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e tyre kryesisht nga fondet e brendshme. “Scan Intel” i ka përpunuar të dhënat e burimeve të kapitalit të sipërmarrjeve nëvendin tonë , për të parë se cilat kanë qenë burimet të cilat përdorin kryesisht bizneset për financim. Sipas shifrave, 90% sipërmarrësve në Shqipëri janë shprehur se kanë përdorur fondet e brendshme për financim. Theksojmë se sondazhi për Opinionin e Biznesit është i përbërë nga 177 pyetje për 1203 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të lartë për normën e vetëfinancimit. Serbia ndjek e dyta me përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të anketuar (72%), të cilët janë shprehur se i kanë financuar binzeset e tyre me fondet e brendshme gjatë vitit 2021. Kosova po ashtu regjistron 71% të të anketuarve të cilët janë shprehur se i kanë financuar bizneset nga fondet e tyre. Përqidjen më të ulët të këtij treguesi e regjistron Mali i Zi, me 17%. Të dhënat për Shqipërinë për vitin 2020 tregojnë se vetëm 50% e pronarëve të bizneseve ishin financuar me fondet e veta, çka tregon për një tkurrje të burimeve të tjera të financimit. Gjatë vitit 2021, Shqipëria regjistron 0% të të anketuarve të cilët kanë marrë financim nga qeveria. Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu regjistrojnë 0% të të anketuarve. Bosnje Hercegovina regjistron përqindjen më të lartë me 3%.

Të dhënat e barometrit sa i përket aksesueshmërisë në financim tregojnë se 38% e bizneseve të anketuara kanë marrë kredi nga bankat tregtare për vitin 2021. Kosova ka përqindjen më të lartë në nivel rajoni të këtij treguesi, ku 58% janë shprehur se kanë marrë kredi nga bankat tregtare. Nga ana tjetër, janë 6% e sipërmarrësvë shqiptarë të anketuar të cilët janë shprehur se kanë marrë kredi nga familja apo shokët, megjithatë në nivel rajoni kjo është përqindja më e ulët. Mali i Zi ka rreth 20% të të anketuarve të cilët janë shprehur se kanë marrë kredi nga familjarët apo nga shokët. Një shifër interesante po ashtu është dhe përqindja e të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja. Shqipëria ka 5% të të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja, dhe janë po 5% e të anketuarve të cilët kanë thënë se kanë marë ndihmë nga donatorët për të financuar biznesin e tyre.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Taksat”, rritja më e madhe prej 2003-shit/ Arkëtimet, 23% rritje vjetore në 5 muajt e parë, por investimet në rënie

Postimi mëparshëm

Jemi më të varfërit në Europë/ Eurostat: Shqipëria, me të ardhura për frymë 4 herë më të ulta se Bashkimi Europian

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.