Raporte

Moody`s mban të pandryshuar notën e Shqipërisë Në B1 me perspektivë të qendrueshme, falë menaxhimit të krizës dhe sektorit bankar

0

Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në B1 me perspektivë të qendrueshme. Vendimi për të mbajtur të pandryshuar notën e borxhit si dhe perspektivën vjen si pasojë e tre faktorëve kyç, nënvizon vetë agjencia e vlerësimit të kreditit: 1. Qendrueshmërinë e Shqipërisë për t`u përballur me krizën e koronavirusit, pavarësisht bazës së ngushtë ekonomike dhe sfidave të vazhdueshme strukturore. 2 Barra e balancuar e borxhit të lartë publik kundrejt pritshmërive të Moody`s se konsolidimi fiskal do të vijojë edhe përtej pandemisë, si dhe rreziqet fiskale do të mbeten të kontrolluiara. 3. Ndjeshmëria e Shqipërisë ndaj rreziqeve mbetet e moderuar, udhëhequr nga sektori bankar.

Sa i përket perspektivës së qendrueshme, që largon edhe rrezikun e një zhvlerësimi në të ardhmen e afërt, reflekton qëndrimin e agjencisë se një vlerësim në B1 balancon në mënyrë të përshtatshme rreziqet e Shqipërisë ndaj profilit të kreditit. Moody`s pret që rritja ekonomike t`i rikthehet niveleve të para krizës në terma afat-mesëm, ndërkohë që barra e borxhit të qeverisë, pas një rritje të ndjeshme në 2020-ën, do të rimarrë tarjetoren rënëse. Moody`s pret gjithashtu që rreziku i sektorit bankar shqiptar si dhe rreziku i likuiditetit të qeverisë të mbeten nën kontroll. Perspektiva e qendrueshme merr shtysë gjithashtu nga pritshmëritë e Moody`s për vijimin e politikave, veçanërisht në kontekstin e reformave të nevojshme për integrimin europian.

Sa i përket rritjes ekonomike, Moody`s e parashikon atë në 4.8% në 2021, nën udhëheqjen e rimëkëmbjes së kërkesës së brendshme, e mbështetur nga politikat fiskale dhe monetare akomoduese, si dhe nga investimet e mëdha publike. Kujtojmë se qeveria shqiptare parashikon një rritje të ekonomisë këtë vit mbi 5%.

Ndërkaq, faktorët që mund të çojnë në një zhvlerësim të notës së borxhit të vendit tonë, sipas agjencisë janë: politikat jo të kujdesshme fiskale, dobësimi i ndjeshëm i perspekticës së rritjes krahasuar me pritshmëritë e agjencisë si dhe materializimin e detyrimeve të prapambetura që mmd të zhbëjnë trajektorën rënëse të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Edhe angazhimi i dobët politik dhe institucional në vijimin e axhendës së reformave do të çonte në një zhvlerësim të profilit të kreditit të vendit tonë. Nga ana tjetër, faktorët që mund të çojnë në një rritje të notës janë: përmirësimi i forcës fiskale si rrjedhojë e rënies së borxhit në sektorin publik, si dhe ulja e rreziqeve fiskale që vijnë nga detyrimet e prapambetura. Edhe reformat shtesë që do të sillnin një përmirësim të sundimit të ligjit apo klimës së biznesit do të çonin në një rritje të notës, nënviozon agjencia.

Për të lexuar raportin klikoni në linkun më poshtë

Rating Action – Moodys-affirms-Albanias-B1-rating-maintains-stable-outlook – 21May21-3

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

25.8% më shumë vdekje gjatë 2020-ës. Covid-19 rrit me 4.5 herë vdekshmërinë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes

Postimi mëparshëm

Indeksi i Cilësisë së Elitave,- Shqipëria e 77-ta në botë, me cilësi mesatare

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.