Raporte

Liria e shtypit, Shqipëria “prek fundin”/ “Reporterët Pa Kufij”: E 103-ta në botë, si asnjëherë më parë, 20 vende të humbura në një vit

0

Shqipëria ka humbur plot 20 pozicione në renditjen globale të lirisë së shtypit, duke prekur gjithashtu rekordin më negativ ndonjëherë, në vendin e 103-të në botë, ndër 180 shtete. Rekordi i mëparshëm negativ regjistrohej në vitin 2013, me vendin e 102-të në botë. Vendi ynë rezulton gjithashtu ndër 5 shtetet me lirinë më të dobët të medias në Europë, së bashku me Greqinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rusinë. Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit të “Reporterëve Pa Kufij” sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2022, i cili vjen pikërisht në ditën botërore të lirisë së medias.

Kështu, në raportin e këtij viti Shqipëria grumbullon vetëm 56.41 pikë, nga 69.4 pikë që grumbullonte gjatë vitit të kaluar, kur renditej në vendin e 83-të në botë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet padiskutim në vendin e fundit, ndërkohë që Kosova mban vendin e 61-të, duke u përmirësuar me plot 17 pozicione në harkun e një viti. Ndër vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut pozicionohet e para, e 57-ta në botë. Në nivel global ndërkohë, Norvegjia renditet e para, e ndjekur nga Danimarka dhe Suedia.

Goditjen më të madhe renditjes së Shqipërisë ja jep komponenti që lidhet me ekonominë, dhe që i referohet kryesisht financimit të medias. Në këtë shtyllë, Shqipëria renditet e 154-ta në botë, ndër 180 shtete. Edhe komponenti i politikës, që ka të bëjë me ndërhyrjet e politikës në media luan një rol të madh në këtë renditje historike negative, pasi na pozicionon në vendin e 113-të në botë. Komponenti i legjislacionit ndërkohë i jep Shqipërisë renditjen më të mirë, në vendin e 75-të në botë.

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindshmëria, Shqipëria në fund të Europës/ Vetëm 1.34 lindje për grua, mes 5 vendeve të fundit në kontinent

Postimi mëparshëm

Rritja e çmimit të banesave, efekt i tregut/ BSH: Dyfishohet kërkesa në Tiranë, duke rritur çmimet me 9% në 2021-shin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.