EkonomiFinancë

Lezhianët dhe Durrsakët kryesojnë kreditimin, – Rritet me 13% dhe 10% huaja per individet ne T2, Tiranasit, të fundit, me vetëm 2%

0

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë për “Huatë për individët sipas rrethit dhe qëllimit të përdorimit”, në tremujorin e dytë, në total arriti në vlerat e 210 mld lekë duke shënuar vlerën më të lartë të huamarrjes, rritje që fiksohet në 4.11%.

Huatë për individë sipas rrethit rezultojnë me rritje për të gjitha rrethet e përfshira në raport. Kështu, rrethi i Lezhës shënon rritjen më të madhe për sa i përket huave, rreth 13% fiksohet rritja për këtë rreth ose shprehur në vlera monetare do të ishte rreth 427 mln lekë. Rritje të konsiderueshme kanë edhe rrethet si ai i Durrësit, ku rritja në totalin e huave fiksohet në 10% dhe rrethi i Fierit për të cilin, rritja për tremujorin e dytë arrin në vlerat e 9.51%. Për rrethe si Elbasani, Korça dhe Shkodra rritja në totalin e huave për tremujorin e dytë përllogaritet në rreth 6%.

Për tremujorin e dytë të 2021, nivelin më të lartë të totalit të huave e gëzon rrethi i Tiranës me reth 133 mld lekë. Krahasimi me tremujorin që lamë pas tregon se ky rreth shënoi rritje me 2.06% ose shprehur në mjete monetare do të ishte 2.7 mld lekë në totalin e huave për individë, njoftojnë shifrat. Rrethet që përfshihen në grupin “Të tjera”, paraqiten me një rritje prej 6.5% në totalin e huave ose shprehur në vlerë absolute, 1.9 mld lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Projektet e reja të “Rama 3”. Nga regjistrimi i popullsisë, te digjitalizimi i kulturës, apo pikat e karikimit për makinat elektrike

Postimi mëparshëm

Lindjet tejkalojnë vdekjet me 216 persona, megjithatë vetëm dy qarqe shënojnë rritje të numrit të lindjeve në T2 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.