Edicioni i katërt i Barometrit Ekonomik Scan, përfshin tregues të ndryshëm, ku mes tyre dhe tregues të cilët lidhen drejtpërdrejtë apo indirekt me konsumin. Një ndër çështjet që lidhet direkt me konsumin është edhe ai i blerjeve të mëdha. Barometri i ka analizuar blerjet e mëdha në dy pjesë. Së pari, të anketuarit janë pyetur nëse në situatën aktuale a mendojnë se është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha dhe së dyti çfarë lloj blerjesh janë të gatshëm të bëjnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Sa i përket pyetjes së parë nëse është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha, 74% e të anketuarve janë përgjigjur se aktualisht nuk është mometi i duhur. Kjo përqindje është rritur këtë tremujor nëse do ta krahasonim atë me tremujorin paraardhës. Nga ana tjetër, vetëm 4% e të anketuarve janë shprehur se tani është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha. Kjo situatë mund të lidhet me kursimet. Rikujtomë se të dhënat e barometrit mbi kursimet tregonin se 55% e shqiptarëve nuk kursejnë dot.
Indeksi i Besimit Konsumator, blerjet e mëdha – Situata aktuale
Nga ana tjetër, le të shohim se si kanë qenë përgjigjet e të anketuarve lidhur me planet për të bërë blerje të mëdha apo investim në 6 muajt e ardhshëm. Nga të dhënat shohim se vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve shprehen se kanë në plan të bëjnë blerje si pajisje shtëpiake, ose 16% e tyre. Nëse krahasojmë të dhënat me tremujorin paraardhës nuk vërejmë diferenca shumë të mëdha, megjithatë treguesi mbi blerjet e pajisjeve elektroshtëpiake ka pësuar rritje krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Nga ana tjetër 6% e të anketuarve janë shprehur se kanë në plan të blejnë një automjet në gjashtë muajt e ardhshëm dhe 5% e tyre kanë në plan të investojnë për shtëpi ose pronë. Ndërsa për investimet në obligacione, fonde private pensioni ose investime të tjera financiare rreth 2-3% e të anketuarve planifikojnë t’i kryejnë në 6 muajt e ardhshëm.
Blerjet në 6 muajt e ardhshëm
KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments