Eshtë publikuar së fundmi edicioni i katërt i Indeksit Global të Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të nivelit të korrupsionit dhe krimit të jakave të bardha në botë, i cili i referohet krimit të motivuar financiarisht, jo të dhunshëm ose jo të dhunshëm drejtpërdrejt të kryer nga individë, biznese dhe profesionistë të qeverisë. Mes vendeve që raporton indeksi gjendet e pozicionuar dhe Shqipëria, e cila renditet në vend të 125-të ndër 196 shtete të botës, duke grumbulluar 51.87 pikë. Edhe pse paraqitet me një përmirësim krahasuar me indeksin e vitit 2020, ku renditej në vend të 139, përsëri gjendemi mes vendeve të fundit në Europë.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit. Në fund të rajonit qëndron Bosnje Hercegovina, duke u renditur në vend të 131 dhe duke grumbulluar gjithsej 54.54 pikë. Më mire në kwtw renditje pozicionohet Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia. Në këtë indeks renditet gjithashtu dhe Kosova me një pozicionim më pozitiv se vendi ynë. Kosova është në vend të 122, dhe ka një grumbull pikësh prej 51.69 pikë.
12 vendet e para të pakorruptuara janë kryesisht vendet europiane si Finalnda, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Estonia, Australia, Isalnda etj. Krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria renditet e katërta nga fundi. Vendet si Bosnje Hercegovina, Azerbajxhani dhe Bjellorusia paraqiten më keq se vendi ynë. Nga ana tjetër vendet më të godituar nga korrupsioni janë vendet afrikane.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments