RaporteStudime

Jemi të fundit në Europë për ndryshimet klimatike! Shqipëria, e papërgatitur dhe vulnerabël ndaj fenomenit

0

Ndryshimet klimatike duket se po fillojnë të japin sinjale edhe në jetën reale, përveç studimeve dhe kërkimeve të ndryshme që prej vitesh paralajmërojnë globin. Përmbytjet e këtij viti në një pjesë të madhe të Europës, temperaturat përvëluese, si dhe zjarret e ditëve dhe javëve të fundit janë shembulli më konkret. As Shqipëria nuk i ka shpëtuar dot këtyre fenomeneve kërcënuese. Gjatë 10 ditëve të fundit zjarret kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, duke mos kursyer as jetë njerëzish, ndërkohë që edhe vendet fqinje po e vuajnë fenomenin. Po sa e mbrojtur ëshyë Shqipëria nga ndryshimi klimatik? Përgjigjen na e jep Universiteti i Notre Damme, i cili ka kryer një prej studimeve më serioze dhe të thelluara në këtë drejtim, duke renditur 181 shtete të botës për nga gatishmëria dhe rreziku i secilit shtet ndaj feonomenit. Shqipëria renditet e 80-ta në botë në indeksin e përgjithshëm, duke mbajtur vendin e fundit në Europë, së bashku me Moldavinë. Në rast se renditjen e shohim në bazë të korrelacionit me GDP atëherë Shqipëria zbret në vendin e 58-të, duke lënë pas edhe vende të rajonit, por edhe shtete si Holanda, çka do të thotë se vendi ynë performon më mirë se potenciali ekonomik që ka.

Sa i përket vulnerabilitetit ndaj ndryshimeve klimatike ndërkohë, Shqipëria renditet e 85-ta në botë, duke qënë sërish ndër vendet e fundit në Europë, por duke lënë pas kësaj here, Serbinë. Sa i përket gatishmërisë ndaj rrezikut, zbret në vend të 88-të, duke lënë pas në europë vetëm Ukrainën dhe Bosnje Hercegovinën.

 

KLIKONI KETU PER RENDITJEN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekskluzive/Raporti i S&P për Shqipërinë: “Kujdes PPP-të, me pasoja të paparashikueshme, mund të sjellin zhvlerësim të notës”

Postimi mëparshëm

Laboratoret mjekësore private rritën fitimet me mbi 400%, – Analiza e bilanceve, deri në 12-fish rritje, mbi 6.6 mln euro xhiro shtesë, krahasuar me 2019-ën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.