Raporte

Inteligjenca artificiale në shërbimet publike/ Sa të gatshëm jemi? Renditemi në vend të 83-të në botë, të parafundit në rajon

0

“Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021”, i publikuar nga “Oxford Insights”, e rendit Shqipërinë në vend të 83-të, mes 160 vendeve të botës në total. Ky indeks i rendit këto vende sipas gaditshmërisë dhe përgatitjes së qeverive të tyre për të përdorur inteligjencen artificiale në shërbimet publike. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vlerësuar me 42.90 pikë dhe krahasuar me publikimin e mëparshëm jemi përmirësuar me dy pozicione.

Indeksi i Gatishmërisë së Inteligjencës Artificiale, 2021

Ky indeks i rendit vendet bazuar në tre shtylla kryesore të cilat janë: qeveria, sektori i teknologjisë si dhe infrastruktura e të dhënave. Shtylla e qeverisë lidhet me vizionin strategjik për mënyrën se si zhvillohet dhe menaxhohet inteligjenca artificiale. Shtylla e sektorit të teknologjisë lidhet me furnizimin dhe avancimin e mjeteve të teknologjisë për të krijuar një mjedis më inovativ dhe për të mbështetur bizneset. Avancimit të inteligjenës artificiale i nevojiten të dhëna më cilësi shumë të lartë, prandaj shtylla e tretë lidhet me disponueshmërinë e të dhënave, e nevojshme kjo për të shmangur gabimet. Por, si vlerësohet vendi ynë për të tre këto shtylla? Vlerësimin më të ulët e kemi sa i përket furnizimit dhe avancimit të mjeteve teknologjke ku vlerësohemi, me 28.5 pikë. Nga ana tjetër, vlerësimin më pozitiv e kemi arritur për disponueshmërinë e të dhënave, duke u vlerësuar me 58.6 pikë. Për shtyllën e qeverisë, pra mënyrën se si menaxhohet inteligjenca artificiale, jemi vlerësuar, me 41.4 pikë.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e parafundit. Në vend të parë gjejmë të pozicionuar Serbinë, në vend të 52-të. Pas Serbisë, pozicinohen në renditje Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në vend të 75-të dhe 81-të përktësisht. Shqipëria në këtë renditje ka lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën, e cila renditet në vend të 96-të.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

A është forcuar vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Po! E tregojnë shifrat e tregtisë, por në 14 vjet pavarësi, Shqipëria ka forcuar pozitat e “vëllait të madh”

Postimi mëparshëm

FMN propozon 7 ndryshime taksash/ 167 mln euro përfitim, përmend biznesin e vogël, të vetëpunësuarit, pronën, hotelerinë, mjedisin, akcizën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.