Raporte

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë/ Shqipëria e 58-ta në botë, renditemi në vend të parafundit në rajon, Kosova e fundit

0

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë për vitin 2021/22 e rendit Shqipërinë në vend të 58-të mes 170 vendeve në total. Krahasuar me indeksin e vitit 2019/20, vihet re një përmirësim i vendit tonë sa i përket pikëzimit. Nga 759 pikë në indeksin e vitit të kaluar, në 762 pikë në indeksin e këtij vitit. Ky botim është kryer nga “Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë” dhe ofron njohuri të rëndësishme mbi modelet, progresin dhe fuqizimin e grave nëpër botë. Matja bëhet në tre shtylla kryesore të cilat janë përfshirja, drejtësia dhe siguria. Këto tre shtylla ndahen në indikatorë, ku me përfshirje indeksi i referohet punësimit, arsimit, teknologjisë, përfshirjes financiare dhe përfaqësimit financiar. Me drejtësi indeksi i referohet vendimarrjes në familje, paragjykimeve dhe diskriminimit, ndërsa me siguri i referohet dhunës në çift dhe dhunës së organizuar.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Kosovën, e cila renditet në vend të 77 dhe është vlerësuar me 737 pikë. Në nivel rajoni pozitat më të mira i ka Serbia, e cila është renditur në vend të 34 mes 170 vendeve të botës dhe është vlerësuar me 826 pikë. Ndjek në renditje Mali i Zi në vend të 42-të dhe Maqedonia e Veriut në vend të 44-tët. Pas Maqedonisë së Veriut gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercegovinën në vend të 56-të që grumbullon 764 pikë. Vlen të theksohet se në nivel rajoni Shqipëria ruan pozita të mira sa i përket indikatorit të përfaqësimit parlamentar si dhe përdorimit të celularit.

Në vend të parë me progres të lartë në mirëqenien e grave është Norvegjia, ndjekur nga Finlanda dhe Islanda. Në këtë indeks Norvegjia ka grumbulluar 922 pikë. Në vend të fundit me pozitat me të dobta të grave renditen vende si Afganistani me 278 pikë, Siria me 375 pikë dhe Jemeni me 388 pikë.

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë për vitin 2021/22, Shqipëria

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë për vitin 2021/22, vendet e rajonit

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë për vitin 2021/22, vendet e para

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë për vitin 2021/22, vendet e fundit

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Euro e mbyll qershorin me tre rekorde/ Prek minimumin historik kundrejt lekut

Postimi mëparshëm

Kapitali shqiptar, rekord në sektorin bankar/ Ngjitet pranë 25% në vitin 2021, dhjetë vjet më parë ishte vetëm 7.8%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.