Barometri Ekonomik

Indeksi i Besimit Konsumator SCAN. Fiksohet në 39 pikë në T1, më i ulët në jug, më i lartë në qendër

0

Indeksi i Besimit konsumator Scan, si produkti kryesor i barometrit ekonomik, të sapopublikuar nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, nw bashkwpunim me IDRA, për tremujorin e parë të këtij viti, rezulton pranë nivelit të 39 pikëve, ku niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e 6 pyetjeve, ku tre prej tyre i referohen situatës aktuale, dhe tre të tjerat, pritshmërive për të ardhmen. Ndër 6 pyetjet, ai i pritshmërive për situatën financiare merr vlerësimin më të lartë, me 53 pikë. E dyta renditet pritshmëria për situatën e përgjithshme ekonomike të vendit në 12 muajt e ardhshëm (50 pikë nga 100), pasuar nga pritshmëritë e nivelit të papunësisë gjatë vitit në vazhdim, me 47 pikë nga 100. Kur analizojmë situatën aktuale, atë financiare të familjes por edhe situatën e përgjithshme të vendit krahasuar me 12 muaj më parë, shikojmë një indeks më të ulët. Respektivisht 39 pikë për situatën financiare aktuale të familjes dhe 31 pikë për situatën e përgjithshme të vendit aktualisht, krahasuar me 12 muaj më parë. Kur pyeten nëse tani është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha, ky indeks arrin vlerësimin me vetëm 15 pikë nga 100 të mundshme, duke regjistruar kështu edhe rezultatin më të ulët nga pyetjet e përfshira në indeks.

Indeksi i Besimit Konsumator SCAN mund të analizohet në dy nënkategori të tij; indeksin e situatës aktuale dhe indeksin e pritjeve në 12 muajt e ardhshëm. Nëse i krahasojmë këta dy indekse, vihet re se indeksi i pritjes në 12 muajt e ardhshëm të situatës financiare të familjes, situatës ekonomike dhe nivelit të papunësisë, prej 50 pikësh, është në nivel të konsiderueshëm më i lartë se situata aktuale (financiare e familjes, ekonomike, dhe blerjet shtëpiake të mëdha) që arrin të marrë një vlerësim prej vetëm 28 pikësh nga 100 të mundshme.

Ajo që vihet re nga indeksi është fakti se ka një diferencë të ndjeshme dhe graduale nëse e vlerësojmë atë sipas nivelit të të ardhurave. Kështu, për familjet me të ardhura mbi 100 mijë lekë në muaj, indeksi ngjitet në 46 pikë, ndërkohë që zbret në 34 pikë për ato familje që i kanë të ardhurat deri në 30 mijë lekë në muaj.

Sa i përket ndryshimit gjeografik të indeksit, vihet re se në jug zbret në 38 pikë, dhe në qendër ngjitet pranë 41 pikëve, ndërkohë që në veri të vendit është pranë mestares kombëtare.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

SCAN del në treg me një produkt të ri. Publikohet për herë të parë “Barometri ekonomik dhe besimi konsumator Scan”

Postimi mëparshëm

Covid-19, problemi kryesor i familjeve shqiptare – Barometri ekonomik SCAN, ndjekin korrupsioni, papunësia dhe taksat

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.