Barometri Ekonomik

Gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime! – Barometri ekonomik Scan: Për ata që planifikojnë, 47% me buxhet deri në 50 mijë lekë

0

Barometri Ekonomik Scan këtë tremujor të dytë vjen edhe me disa risi, për t`iu përshtatur edhe aktualitetit sezonal, si një bllok pyetjesh drejtuar konsumatorit në lidhje me pushimet verore. Ajo që bie në sy qysh në krye të herës nga rezultati i anketës në lidhje me këtë çështje është fakti se gjysma e shqiptarëve, më saktësisht 49% e tyre, nuk planifikojnë të bëjnë pushime verore, (me të paktën një natë fjetje). Edhe shifra e atyre që janë të pavendosur, me anketë e kryer në tremujorin e dytë të vitit, është mjaft e lartë, pranë 21%. Ndërkohë, vetëm 30% e të anketurave duket se planifikojnë të bëjnë pushime verore këtë vit. Pra, më pak se 1 në 3 shqiptarë ëshët në gjendje të përballojë pushimet verore. Pjesa tjetër duket se kufizohet nga çështje financiare, kohe apo ndoshta edhe dëshire.

Mes këtyre 30% që planifikojnë të bëjnë pushime verore ndërkohë, 85% prej tyre do t`i kalojnë në Shqipëri, 8% jashtë Shqipërisë dhe 7% do t`i ndërthurin mes brenda dhe jashtë vendit. Barometri Ekonomik Scan këtë edicion të dytë në lidhje me këtë çështje është ndalur edhe te buxheti i familjeve shqiptare për pushimet verore, mes atyre që e planifikojnë diçka të tillë. Kështu, anketa tregon se gati gjysma e tyre, kanë një buxhet jo më të lartë se 50 mijë lekë, me ata që kanë një buxhet nga 30-50 mijë lekë, që zënë edhe pjesën kryesore, prej 30% të totalit. Ndërkohë, janë vetëm 13% e totalit ata të cilët kanë planifikuar një buxhet më të madh se 100 mijë lekë për pushimet e verës këtë vit. Rezultatet e anketës tregojnë gjithashtu se, kohëzgjatja mesatare e pushimeve verore për ata të cilët i kanë planifikuar, do të jetë prej rreth 8.9 ditësh.

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përmirësohet Indeksi i Besimit Konsumator Scan, – Ngjitet në 41.2 pikë në T2, nga 39 pikë në T1, falë situatës aktuale

Postimi mëparshëm

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.