Studime

Elbasani, qarku më “i lodhshëm” për arsimtarët. Raporti nxënës-mësues, “gumëzhijnë” edhe Tirana me Durrësin

0

Për vitin 2019/20, sistemi arsimor shqiptar numëron 402.940 nxënës dhe 30.668 mësues që i përkasin si arsimit publik ashtu edhe privat. Përkatësisht 294.879 nxënes dhe 22.002 mësues që japin mësim në shkolla 9-vjeçare dhe 108.061 nxënës dhe 8.666 mësues të cilët bejnë pjësë në arsimin e mesëm. Raporti i nxënësve për një mësues shihet si tregues cilësie në procesin e mësimdhënies. Sa më i lartë raporti, aq më pak efektiv është procesi i mësimdhënies.
Në arsimin fillor, qarku i Tiranës ka raportin më të lartë në rang qarqesh. Rreth 19 nxënës për një mësues. Kjo si pasoje e numrit të lartë të shkollave 9-vjeçare ku numërohen 223 shkolla 9-vjeçare. Nga viti në vit, në ndryshim nga qarqet e tjera, numri i shkollave 9-vjeçare është rritur me 6, duke e bërë Tiranën qarkun e vetëm që ka shtim të shkollave 9-vjeçare. Kjo situatë është më e theksuar në Tiranë, Vlorë dhe Fier. Qarqet si Elbasani, Korça dhe Dibra paraqesin ndryshime pak më të ngushta në lidhje me raportin nxënës-mësues.

Për sa i përket arsimit të mesëm publik qarku i Elbasanit ka raportin më të lartë, duke lënë prapa Tiranën dhe Durrësin. Sipas raportit, shohim se ka 17.42 nxënës për 1 mësues. I dyti për nga raporti nxënës-mësues është qarku i Durrësit me 17.12. Megjithëse Tirana ka numrin më të madh të nxënësve, është numri i lartë i mësuesve ajo çka bënë që raporti të jetë më i ulët se qarku i Elbasanit dhe Durrësit.

Në sistemin e arsimit të mesëm privat, “peshën” më të madhe e ka qyteti i Fierit. Rreth 15 nxënës për mësues. Qarku i Fierit numëron 1.900 nxënës dhe 131 mësues në arsimin e mesëm privat. Pas Fierit, është Shkodra që ka një raport prej 9.97 nxënës për mësues. Në këto qarqe shihet se numri i nxënësve është më i lartë se në qarqet e tjera.

Në qoftë se do të krahasonim arsimin publik dhe atë privat, shohim se raporti nxënës-mësues për arsimin publik në shkollat 9-vjecare (cikli i ulët dhe cikli i lartë) dhe në arsimin e mesëm është më i lartë. Por kjo nuk do të thotë se cilësia e mësimdhënies është më efektive në arsim privat sesa në atë publik. Marrëdhënia nxënës-mësues është një marrëdhënie “simbiotike” ku, të dyja palët ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe plotësisht mbështeten në njëri-tjetrin.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, në krye të rajonit si borxhlinj! Banka Qendrore e Austrisë: Të parët për “fajde”, në fund për hua bankare

Postimi mëparshëm

Ku ndryshojnë gratë nga burrat në Shqipëri? “Flasin” shifrat

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.