Barometri Ekonomik

Covid-19, problemi kryesor i familjeve shqiptare – Barometri ekonomik SCAN, ndjekin korrupsioni, papunësia dhe taksat

0

Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarve i është kërkuar që të japin një vlerësim për disa çështje aktuale dhe sa problematike do t`i konsideronin ato për familjen e tyre. Vlerësimi është kryer në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë aspak problem dhe 10 do të thotë shumë problematike. Situata e COVID-19 është cilësuar si problematika më e madhe aktualisht për familjet, e vlerësuar me 7.6 pikë nga 10 që është maksimumi. Problemi i dytë renditet korrupsioni me 7.2 pikë, pasuar nga taksat dhe papunësia po me të njëjtin vlerësim prej 7.2 pikësh. Situata politike dhe efikasiteti i gjyqësorit ndërkohë, vlerësohen si më pak problematiket nga lista e problematikave të parashtruara, me respektivisht 6.0 dhe 6.1 pikë. Pjesë e renditjes janë edhe problematika si informaliteti, kriminaliteti si dhe sundimi i ligjit.

Ky rezultat, pra me Covid-19 si problemin kryesor me të cilin përballen familjet shqiptare, duhet parë në kontekstin e periudhës kur është kryer anketimi, pra në tremujorin e parë të vitit, kur pandemia preku pikën kulmore në vendin tonë, sa i përket infektimeve, humbjes së jetëve dhe mbingarkesës së sistemit shëndetësor. Një tjetër pyetje e anketës, ajo e ndikimit të covid-19 në financat personale të familjeve, i mëshon edhe më shumë këtij fakti. Kështu, 6 në 10 të anketuar shprehen se covid-19 ka pasur ndikim në financat e familjes së tyre, më saktësisht, 59%. Për 32% të të anketuarve COVID-19 ka ndikuar shumë në financat familjare, për 27% ka pasur ndikim, dhe për 40% ka ndikuar pak ose aspak ndikim, respektivisht 20% për secilën kategori përgjigje.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Indeksi i Besimit Konsumator SCAN. Fiksohet në 39 pikë në T1, më i ulët në jug, më i lartë në qendër

Postimi mëparshëm

“Tkurret” popullsia e Shqipërisë, shtesa natyrore bie me 92.9%. Tirana dhe Durrësi të vetmet qarqe me rritje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.