Një ndër çështjet që është prekur në Barometrin Ekonomik Scan për tremujorin e tretë të vitit është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku renditen 10 tematika. Të anketuarit kanë dhënë një vlerësim për disa çështje aktuale dhe sa problematike do t`i konsideronin ato për familjen e tyre. Vlerësimi është kryer në një shkallë nga 1 në 10, ku 1 do të thotë aspak problem dhe 10 do të thotë shumë problematike.
Nga anketa e zhvilluar në nivel kombëtar, raporti tregon se çmimet e konsumit janë vlerësuar si problematika kryesore e familjeve shqiptare. Kjo sigurisht është ndikuar nga rritja çmimeve të mallrave për një grup produktesh, kryesisht ushqimet dhe karburantet, gjatë kohëve të fundit. Kjo problematikë është vlerësuar nga familjet shqiptare me 8.7 pikë nga 10 pikë në total. Krahasuar me tremujorin e dytë dhe tremujorin e parë, ky tregues është rritur. Gjatë tremujorit të dytë dhe të parë, çmimet e konsumit vlerësoheshin me 8.21 pikë dhe 7.79 pikë respektivisht.
Sa problematike do t’i konsideronit për familjen tuaj fushat e mëposhtme?
Problematika e dytë që ndjek në radhë për këtë tremujor është ajo e taksave dhe tatimeve. Kjo problematikë është vlerësuar me 7.87 pikë nga 10 pikë në total. Krahasuar me T2 dhe T1, ky tregues është rritur me 0.33 pikë dhe 0.64 pikë përkatësisht.
Sa problematike do t’i konsideronit për familjen tuaj fushat e mëposhtme?
Pas taksave dhe tatimeve ndjek në radhë korrupsioni, i vlerësuar me 7.43 pikë, dhe papunësia e vlerësuar me 6.84 pikë. Covid-19 përsëri shihet se qëndron mes problematikave që shqetëson familjet shqiptare. Si problematika më pak shqetësuese, e cila qëndron në fund të renditjes, është situata politike, e vlerësuar me 6.13 pikë.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments